Keshilla per vaktin e darkes se bebes

0 0

Deri në muajin e 6-të mjekët këshillojnë që fëmija të ushqehet vetëm me gji (ose formule), dhe nga ky moment mund të vazhdohet edhe me ushqimet e ngurta. Fillimisht mund të përgatiten për fëmijën frutat (disa pediatër këshillojnë edhe drithërat), dhe më pas perimet. Në këtë moment vakti i perimeve zëvendëson gjidhënien e drekës, dhe më pas mund të vazhdohet edhe me fillimin e vaktit tjetër, pra darkës.
Kur duhet të fillohet vakti i darkës?
Një vakt i dytë mund të fillohet rreth muajit të 8-të, por në disa raste edhe një muaj pas fillimit të drekës. Në këtë moment duhet të konsultoheni edhe me pediatrin e fëmijës. Kini parasysh se edhe pse fëmijës do t’i jepni ushqim në mëngjes dhe darkë, nuk duhet t’i hiqni gjirin në këto vakte, apo sa herë ai e kërkon.
Si mund të jetë ushqimi i darkës?
Në këtë vakt nuk duhet të mungojë lëngu i mishit ose perimeve, në të cilin shtohen 2 lugë pure perimesh, dy lugë makarona bebesh ose miell drithërash në sasinë e nevojshme, 1 lugë vaj ulliri si edhe djath bebesh. Ky vakt mund të përmbajë peshk, mish, ose proshutë të pjekur e posaçme per bebe (cotto).
Cili është orari më i përshtatshëm?
Darka duhet të shërbehet midis orës 18:00 dhe 20:00, orar i cili nuk duhet të kapërcehet duke qënë se fëmija mund të ketë vështirësi në tretje, si edhe për të pasur kohën e mjaftueshme edhe për të pirë vaktin e qumështit që do ta çojë atë drejt gjumit. Pas këtij ushqimi mund t’i jepni fëmijës pak pure frutash si për shembull mollë, dardhë, banana. Sigurisht që nuk duhet të përdorni aspak kripë.

Lexo edhe: Nje menu ditore per femijen tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X