Për shumë nga ne prindërit mendimi se fëmija jonë në moshën e adoleshencës mund të ketë kuriozitet për të provuar qoftë edhe njëherë të vetme drogën na bën të dridhemi, na fut ankth! Ky është një problem jo vetëm i joni por i gjithë botës dhe madje është tepër serioz.
Arsyet përse një adoleshent fillon të provojë drogën janë:
- Arsyet përse një adoleshent fillon të provojë drogën janë:
- Mungesa e mbështetjes, kujdesit dhe vëmendjes së prindërve.
- Presioni i bashkëmoshatarëve apo shokëve më të mëdhenj.
- Problemet në sistemin nervor si për shembull ankthi, stresi etj.
- Sjelljet agresive. Pra adoleshentët që kanë prirje për sjellje agresive do të jenë më të rrezikuar për të përdorur drogën.
- Kanë vetëbesim të dobët. Në këtë rast droga i bën të ndihen më mirë, e fillojnë si eksperiment dhe më pas krijojnë varësi.
- Ata mund të gjejnë me shumë lehtësi drogën që duan edhe si një medikament në farmaci. Kjo e bën më të lehtë përdorimin.
- Varfëria. Ky kusht shkakton depresion tek fëmijët dhe e bën që të eksperimentojë me drogërat.
- Problemet në shkollë si edhe mungesa e interesit ndaj saj.
- Për arsye argëtimi etj.
Si duhet të veprojnë prindërit për ta parandaluar këtë gjë?
- Mos e akuzoni fëmijën se është përdorues i drogës pa qënë të sigurt dhe pa pasur fakte në lidhje me këtë gjë.
- Krijoni një marrëdhënie të bazuar në komunikimin e hapur me fëmijën tuaj. Në vend që t’i vendosni ultimatume apo dhunë, përdrorni një mënryë të ëmbël komunikimi. Tregohuni të duruar dhe i shpjegoni me qetësi efektet e përdorimit të drogës.
- E lini të përballet me pasojat e veprimeve të gabuara. Për shembull nëse është kapur në shkollë me duhan, drogë etj dhe janë marrë masa kundër tij, mos e mbroni para mësuesve.
- Përcaktoni disa rregulla në lidhje me të dalat dhe mënyrat e argëtimit. Si duhet të ketë një orar në lidhje me qëndrimin jashtë shtëpisë etj.
- I jepni një shembull të mirë. E ritheksojmë, fëmija nuk do të bëjë atë që ju i thoni por atë që ju bëni. Pra e jetoni jetën tuaj duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke jetuar shëndetshëm. Nëse edhe ju jeni një përdorues droge fëmija juaj do të jetë më tepër i rrezikuar.
Keni ndonjë sygjerim në lidhje me mënyrën si prindërit duhet të veprojnë për të parandaluar përdormin e drogës, apo ndonjë qendër ku mund të drejtohen nëse ata tashmë fatkeqësisht janë përdorues të substancave narkotike? Jepni mendimin tuaj në koment!
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu