Këshilla për të rigjetur gëzimin e festave këtë vit të vështirë

0 0

Ndihem shumë e lodhur. Si mund t’i bëj pushimet të veçanta këtë vit kur është kaq shumë të vështira?

Nënë e dashur. Ky nuk është viti për t’u shqetësuar që t’i bëni pushimet “magjike”.

Sigurisht, për disa nëna, ky mund të jetë ai vit. Kemi dëgjuar shumë nëna që duan t’i bëjnë pushimet jashtëzakonisht magjike për fëmijët e tyre për të kompensuar shumë sakrifica dhe humbje të vitit 2020, dhe e kuptojmë. Për për ato nëna  që e kanë të vështirë të rigjejnë gëzimin e fstave, kemi disa këshillam, për të rikonceptuar festën e Krishtlindjeve:

Përfitoni nga gjithçka që është falas!

Muzika e festave, filmat, zbukurimet, dritat, atomsfera, gëzimi i njerëzve në rrugë. Rret e qark jush ka magji, e vetmja që është duhet të bëni është ta lejoni të hyjë edhe brenda jush.

Përqafoni Krishtlindjet pa bërë asgjë

Familja jonë nuk po vendos një pemë Krishtlindjesh këtë vit. Madje, kemi ulur dhe numrin e dhuratave që do të bëjmë. Jemi përqëndruar vetëm në kohën që po kalojmë bashkë si familja dhe ndjesia është e mrekullueshme. Kështu duhet të jenë në të vërtetë Krishtlindjet!

Mishëroni frymën e sezonit

Vitin e kaluar, para Covidit, unë dhe fëmijët e mi filluam një traditë të re, të quajtur “Dita e Elfit”, ku e kaluam tërë ditën më 23 Dhjetor duke bërë veprime të rastësishme mirësie për të tjerët. Ndër aktivitetet tona: Ne kemi paguar mëngjeset, kemi shpërndarë lule dhe biskota tej fqinjët tanë dhe kemi paguar hapësirën ​​e lojës për një familje tjetër, gjithçkaa gjatë vozitjes nëpër qytet të veshur me veshë Elfi dhe me muzikë Krishtlindjesh. Ishte një nga ditët e mia më të bukura me fëmijët e mi – dhe nisja e një tradite të re festash. Gjithçkaa që duhet të bënim ishte të dilnim e të gjenim mënyra për të dhënë, në vend që të merrnim.

Nëse keni mundësi, llastojeni veten

Nënat kanë kaluar shumë gjatë këtij viti. Pra, mendojmë se ka kuptim ta vendosësh edhe veten në listën e bukur. Nëse keni mundësi, gjeni mënyra për të gjetur kohë për veten tuaj, ose bëjini një dhuratë vetes, që ju ndihmon të zhyteni në të mirat e sezonit.

Lexo edhe: Festat e fundvitit, si te zgjedhim dhuraten ideale per femijen?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X