Jeta e fëmijës që u bë i famshëm para se të lindte

0 0

Kur jeni fëmijë, të bëhesh prind duket si një fazë natyrore e rritjes që mund dhe do të ndodhë përfundimisht. Deri atëherë, ju besoni dhe ëndërroni një shtëpi plot fëmijë që është e tejmbushur me shumë dashuri. Por realiteti është se të bëhesh prind nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë. Dhe për çifte të të njëjtit seks, do të thotë të mbështetesh në klinikat e pjellorisë, spermatozoideve ose dhuruesit e vezëve, një agjenci zëvendësuese ose birësimi për ta realizuar ëndrrën. E thënë thjesht, nuk është në dorën tuaj.

Matthew Eledge dhe Elliot Dougherty e dinin që ata ishin të destinuar të ishin baballarë, por gjetja e mënyrës se si ishte pjesa e vështirë. “Ishte frikësuese të pranonim se donim një familje, sepse e dinim se do të duhej të mbështeteshim plotësisht te të tjerët për ta realizuar atë ëndërr,” thotë Dougherty. 

Me ndihmën e nënës 61-vjeçare të Mateut, Cecile, si një surrogatë dhe motrën e Dougherty, Lea Yribe, e cila i dhuroi vezët e saj, çifti realizoi ëndrrën për t’u bërë me fëmijë. “Shpresoj që kushdo që e dëgjon historinë tonë të mund të festojë unikalitetin e saj: Një dashuri e nënës për djalin e saj dhe lidhje speciale me mbesën e saj dhe dashuria e një motre për vëllain e saj dhe lidhjen e saj të veçantë me mbesën e saj,” thotë Dougherty.

Kjo histori që në fazat e para të saj ka qenë në qëndër të vëmendjes mediatike. “Përvoja jonë e vetme si prindër të rinj është me ekuipazhet e kamerave në shtëpinë tonë. Duke jetuar në një komunitet më të vogël dhe duke qenë baballarë homoseksualë, ne e dinim se do të merrnim më shumë vëmendje sesa çiftet e tjerë si për të na përgëzuar ashtu edhe nga shikimet zhgënjyese të të huajve”, – pranon Dougherty. “Por sinqerisht, kjo përvojë ka qenë befasuese pozitive… Njerëzit janë aq të dashur dhe të gëzuar”. 

Familja është madje edhe në fokusin e disa projekteve të ardhshme nga Upstream Pictures që do të hedhin një sy në krijimin e familjes së tyre unike. Projektet aktualisht janë në zhvillim e sipër.

Lexo edhe: Gjyshja mban në bark fëmijën e djalit të saj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X