Gjyshja mban në bark fëmijën e djalit të saj

0 0

Cecile Eledge është prova se dashuria e nënës nuk shteron kurrë. Djali 61-vjeçar, Mateu Eledge, është i rritur tani, por kjo nuk e ka ndaluar nënën që t’i ofrojë atij dhuratën më të madhe në jetë. Pasi është vetëofruar për të mbajtur në trupi ne saj foshnjën e djalit dhe bashkëshortit të tij, gruaja lindi nipin e saj, Uma Louise Dougherty-Eledge.

Kur Cecile e bëri fillimisaht ofertën, Mateu e kishte vështirë ta merrte seriozisht. Por, pasi e përmendën atë gjatë një takimi, mjeku i tyre nuk mendonte se ishte një ide e keqe. Specialistët e Shëndetit Riprodhues në Spitalin e Grave Metodiste në Omaha zhvilluan testin e gjakut, testin e kolesterolit, testin e stresit, mamografinë dhe ultratingujt, të cilët zbuluan se Cecile ishte mjaft e shëndetshme për të mbajtur një fetus.

“Do të doja të merrja një moment për të ndalur dhe për të ndarë ndjenjën më të madhe të mirënjohjes. Siç e dini shumë prej jush, bashkëshorti im Elliot Dougherty dhe unë kemi qenë në procesin e ndërtimit të familjes sonë. Si çift homoseksualësh, ky proces mund të jetë konfuz, sfidues dhe i shtrenjtë, ” thotë Mateu në një post në Facebook. “Nuk ka rrugë të qartë, dhe pavarësisht nga vendimi juaj, është e garantuar që ju duhet të mbështeteni te të tjerët për ta bërë këtë ëndërr realitet. Fatmirësisht, jemi të rrethuar nga gratë më të dashura në botë “.

Që nga fillimi, Uma Louise ishte një vajzë shumë e dashur. Motra e Dougherty dhuronte me bujari vezët e saj te vëllai dhe kunati, dhe nëna e Mateut ofroi të mbajë vogëlushin e tyre.

“Duke u rritur si një fëmijë i çuditshëm, homoseksual, sinqerisht nuk mund të kërkoja një grua më të mirë për të më rritur mua. Ajo më donte pa kushte, ajo më mbrojti me forcë nga bota dhe asnjë herë nuk më turpëronte ose nuk më gjykonte për atë që isha vërtet “, thotë Mateu. “Tani, si një njeri i rritur, ajo ende vazhdon të jetë engjëlli im mbrojtës, pasi ajo e ka mbajtur dhe e ka ushqyer fëmijën tonë për nëntë muajt e parë të jetës”.

“Ka qenë një udhëtim kaq i bukur. Ne jemi kaq shumë mirënjohës, “thotë ai në Facebook. “Unë nuk mund të filloj as të përshkruaj të gjitha ndjenjat që kam… Çfarë nderi është të kemi këto dy gra në jetën tonë. Sa dhuratë e bukur!”

Lexo edhe: Ai nuk eshte femija im!

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X