Dashuria e nënës dhe babait e bën fëmijën të ndihet më i qetë dhe i sigurt në moshë madhore. Disa studime kanë theksuar rëndësinë e pranisë së nënës dhe babait në jetën e fëmijës në lidhje me zhvillimin e trurit dhe inteligjencën e tij, dhe duket se ditët e sotme edhe babai është tepër i pranishëm në jetën e fëmijës. Megjithatë, marrëdhënia me nënën ngelet po aq unike dhe e veçantë sa edhe më parë, duke filluar nga ngjizja dhe përgjatë gjithë jetës.
Rëndësia e figurës së nënës për trurin e fëmijës
Dashuria e saj ndikon në mënyrë direkte në disa zona të trurit që kanë lidhje me memorien si edhe perceptimin e hapësirës që e rrethon, dhe konkretisht në hipotalamus, pjesën që ka lidhje me emocionet, humorin dhe sjelljen individuale të njeriut. Këtë e pohuan ekspertët që udhëhoqën studimin e kryer në “Washington University” dhe që më pas u publikua në revistën online “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Si u krye studimi?
Duke analizuar rreth 127 fëmijët që ishin duke filluar shkollën fillore, të cilët u ndoqën deri në moshën e adoleshencës, duke monitoruar vazhdimisht trurin e tyre. Nga ana tjetër u vëzhgua vazhdimisht edhe mënyra si nëna sillej me fëmijën e saj. Si pëfundim u vu re se trajektorja e rritjes së hipotalamusit ishte e lidhur ngushtë me ndjenjat pozitive që fëmija merrte. Ai do të ishte më në gjendje të krijonte marrëdhënie të mira me të tjerët, pra do të ishte më social. Sipas një eksperti të quajtur Joan Ludy, truri i fëmijës është “plastik”, pra ndikohet tepër nga eksperiencat që merr në fazat e para të jetës kryesisht në familje, pra edhe nga mënyra si ata janë kujdesur për të dhe e kanë mbështetur.
Lexoni dhe: Perkedheljet dhe dashuria transformojne gjenetiken e femijes
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu