Instagram ndalon pëlqimet, a do të arrijë synimin?

0 0

Krahasimi me të tjerët mund të jetë vrasësi numër një i vetëbesimit. Ekspozimi i jetëve tona në rrjetet sociale e bën gati ta pamundur shmangien e krahasimit.

Në përpjekje për ta ndryshuar atë, Instagram po ndjek një politikë të re: ndalimin e pëlqimeve. Qëllimi është që aplikacioni të ndjehet më pak “si një konkurs”, njoftoi Adam Mosseri, kreu i Instagramit në një konferencë.

“Ne duam që njerëzit të shqetësohen pak më pak se sa pëlqime po marrin në Instagram dhe kalojnë pak më shumë kohë duke u lidhur me njerëzit në jetën reale”, u tha Mosseri të pranishmëve.

Por a do ta arrijë synimin e dëshiruar Instagrami?

Mark Leary, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës beson se kjo nismë do të ndihmojë, por nuk do të ndalojë krahasimet.

“Në jetën e përditshme, ne e krahasojmë veten me të tjerët edhe në mungesë të reagimeve të drejtpërdrejta: “është më e këndshme”, “ai është më atletik”, “ajo është më e zgjuar”, “ai është nënkuptues” etj,- thotë Leary. “Por krahasimi rritet kur ne mund të shohim reagimet e njerëzve ndaj të tjerëve.

Në njoftimet e Instagramit thuhet: Njerëzit do të vazhdojnë ta krahasojnë veten me fotot që shohin në aplikacion, por përfundimet që ata nxjerrin nga krahasimet e tyre do të përcaktohen nga ato që ndiejnë personalisht, jo nga ato që mendojnë përdoruesit e Instagram-it në tërësi, sepse nuk do të shohin më boom pëlqimesh dhe komentesh. Për shembull, ata mund të mendojnë, më pëlqen kjo fotografi më mirë sesa e imja ose rrobat e saj janë më të bukura se të miat. Por pa arritur të krahasojnë numrat e ngjashëm me fotot e tyre me ato të dikujt tjetër, ata kanë më pak të ngjarë të konkludojnë: Të gjithë e pëlqejnë më shumë foton e saj ose të gjithë mendojnë se rrobat e saj janë më të bukura.

Ndërsa shumë përdorues në Instagram, veçanërisht influencues që punojnë me markat për të promovuar shërbime ose produkte në platformë, kanë kritikuar ndalimin e pëlqimeve, kryesisht sepse mund të dëmtojë biznesin e tyre, por të tjerët mbështesin ndryshimin.

Lexi edhe: Trendi i ri në Instagram që dëmton shëndetin mendor

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X