Infeksionet e lëkurës tek fëmijët: si t’i parandalojmë gjatë verës?

Gjatë verës tek fëmijët bëhen të zakonshme disa infeksione të lëkurës, të tilla si impetigo, infeksionet kërpudhore apo edhe lythat.




0 0

Ekspertët e Waidid (Shoqata Botërore e Sëmundjeve Infektive dhe Çrregullimeve Imunologjike) kanë dhënë disa këshilla kundër baktereve dhe kërpudhave që mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës tek fëmijët, më të shpeshta në mot të nxehtë.

Impetigo

Ndër infeksionet e lëkurës tek fëmijët më të zakonshëm gjatë verës është impetigo. I përhapur sidomos te fëmijët midis moshës 2 dhe 5 vjeç, ky infeksion vlerësohet se prek rreth 12% të fëmijëve në të gjithë botën. Ndër faktorët e rrezikut janë dermatiti atopik, dëmtimet e lëkurës, pickimet e insekteve, lagështia e lartë, higjiena e dobët. Manifestohet me flluska të çuditshme dhe transparente në sqetull, në qafë dhe në zonën e pelenës. Një risi në trajtimin e impetigos është oksoksacina, një vaj i antibiotikut baktericid që vepron shpejt pas vetëm 5 ditësh pasi të aplikohet dy herë në ditë, me një ulje të ndikimit të infeksionit dhe tolerohet nga fëmijët që kanë mbushur të paktën 6 muaj.

Infeksionet kërpudhore

Infeksione të tjera të lëkurës tek fëmijët gjatë verës janë ato kërpudhore. Në verë, ngjitja është më e lehtë dhe përhapja madhe për shkak të klimës së nxehtë dhe të lagësht, dhe për shkak të frekuentimit të pishinave nga fëmijët apo vendeve të tjera të ngjashme. Infeksionet kërpudhore mund të përhapen në shumë zona të trupit, siç është lëkura e kokës ose në lëkurën pa qime. Ato kërkojnë trajtim me një ilaç antifungal.

Lythat

Lythat janë efekte karakteristike të infeksioneve virale Papillomavirus dhe prekin 5-10% të fëmijëve. Gjithashtu në këtë rast ato janë më të përhapura gjatë verës në mesin e fëmijëve që frekuentojnë pishina publike ose dushe publike. Në 50% të rasteve ato zhduken spontanisht brenda dy viteve; mungesa e trajtimit, megjithatë, mund të shkaktojë përhapjen në vendet e tjera të trupit. Për këtë rekomandohet zakonisht aplikimi i acidit salicilik.

Lexo edhe: Hekuri i tepërt në trup mund të shkaktojë infeksione të lëkurës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X