Vitamina A: nëse mungon rrezikoheni nga infeksionet më të rrezikshme të lëkurës

E njohur për rolin e saj të rëndësishëm tek sytë, një studim i ri i botuar në revistën Cell Host & Microbe tani nxjerr në pah një funksion tjetër të vitaminës A lidhur me infeksionet e lëkurës.




0 0

Në veçanti mungesa e kësaj vitamine mund të favorizojë zhvillimin e çrregullimeve të lëkurës.

Proteina antimikrobike

Pas ushqyerjes së dy grupeve të minjve me dy lloje të ndryshme të dietave, një grup me dietë normale dhe një grup me një dietë që kishte sasi të ulët të vitaminës A, hulumtuesit nga Universiteti i Teksas dhe ai i Qendrës Mjekësore Jugperëndimore në Dallas (SHBA) zbuluan se nga ekspozimi i ‘epidermës së kafshëve me patogjenë të ndryshëm, qelizat e lëkurës të minjve që konsumonin një dietë normale lëshuan një proteinë – RELMa – e cila vepronte si antimikrobik dhe vriste bakteret. Minjtë që ushqeheshin me një dietë që kishte mungesa të vitaminës A, nga ana tjetër, nuk ishin në gjendje të prodhonin proteina, ishin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe mbartnin shumë lloje të tjera bakteriesh në lëkurën e tyre.

Ushqimi ndikon në mbrojtjen e lëkurës

Lora Hooper, drejtuesja e studimit shpjegon: “RELMa është shembulli i parë i një proteine antimikrobike që kërkon konsumimin e vitaminës A për të kryer aktivitetin e saj kundër baktereve të dëmshme. Zbulimi ynë ofron një çelës të rëndësishëm për mënyrën se si lëkura mbron veten nga infeksionet dhe se si mbrojtja e lëkurës sigurohet përmes dietës”.

Një substancë multifunksionale

Vitamina A është e mirënjohur para së gjithash për rolin thelbësor që luan për sytë tanë: është pjesë e komponentëve të “rhodopsines”, pigment përgjegjës për shikimin. Shumë studime kanë theksuar gjithashtu domosdoshmërinë e pranisë së saj për imunitetin, ku sipas disa hulumtimeve të tjera Vitamina A luan rol  kundër disa kancereve. Kjo vitaminë është gjithashtu e dobishme për rritjen e dhëmbëve dhe zhvillimin e kockave të shëndetshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X