Sasia e tepërt e vitaminës A, shumë e dëmshme për shëndetin

0 0

 

Vitaminat janë substanca themelore për trupin tonë. Por vetëm deri në një pikë të caktuar: nëse tejkaloni disa nivele, aleatët mund të kthehen në armiq. Të paktën disa prej tyre, për shembull vitamina A. Kjo është konfirmuar nga një studim i kohëve të fundit nga një ekip i studiuesve suedezë në Akademinë Sahlgrenska, Universiteti i Gothenburg.

Vitamina A një substancë e çmuar

Vitamina A është një substancë shumë e rëndësishme për shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve. Së pari, për shkak se ajo e mbron shikimin. Përveç kësaj, ajo merr pjesë në zhvillimin e kockave dhe forcimin e tyre me kalimin e kohës dhe rritjen e dhëmbëve. Gjithashtu mbron kundër infeksioneve dhe forcon sistemin imunitar.

Ku gjendet Vitamina A?

Vitamina A gjendet kryesisht te ushqimet me origjinë shtazore, të tilla si mëlçia, qumështi dhe derivatet e saj (gjalpë dhe djathë), vezët; në fruta dhe perime me ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe portokalli (kajsi, karrota, shalqi, manaferra).

Sasia e rekomanduar e vitaminës A

Tek të rriturit, kërkesa e përditshme e vitaminës A është rreth 0.6-0.7 miligramë. Nëse tejkalohet ky prag mund të përjetoni efekte të padëshirueshme të tilla si humbja e flokëve, buzët e plasaritura, lëkurë e thatë, kocka të brishta, dhimbje koke dhe rritje e presionit intracranial. Studimet e kryera në të kaluarën kanë treguar se teprimi i vitaminës A, mund të rezultojë në një periudhë shumë të shkurtër në një rënie në densitetit të kockave dhe një rritje të rrezikut të frakturave.

Çfarë ndodh me shëndetin  kur e ekzagjeroni?

Autorët trajtuan një grup minjsh me vitaminë A, ekuivalente me 4.5-13 herë më shumë se kërkesa e përditshme e rekomanduar për dhjetë javë. Gjatë dhe në fund të eksperimentit, ata bënë disa analiza. U zbuluan se kockat e tyre ishin pakësuar brenda vetëm tetë ditësh. Ky proces pastaj përparoi në ditët në vijim.

Lexo edhe: Vitamina A ne shtatzani, vlerat dhe menyra korrekte e perdorimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X