Vitamina A është e pranishme në shumë ushqime, por mund të ndodhë që në një moment të caktuar mjeku të përshkruajë marrjen e saj si pasojë e mungesës që gruaja ka. Nëse gruaja do të ketë një dietë shumë të mirë ushqimore, marrja e suplementëve shtesë në më të shumtën e rasteve do të jetë e panevojshme. Sipas Organizatës botërore të shëndetit, ajo duhet të merret gjithmonë me rekomandimin e mjekut, kjo pasi në të kundërt një sasi më e madhe se normalja mund të dëmtojë zhvullimin e fetusit. Zakonisht këshillohet që gruaja të marrë suplemente shtesë në rast se ka mungesë ose në rast se vuan nga xeroftalmia (sëmundje në sytë).
Përse është e rëndësishme vitamina A?
Kjo vitaminë është e rëndësishme për shëndetin e mirë të zmaltit të dhëmbëve, zhvillimin e kockave, flokëve, thonjve, mukozave dhe mirëmbajtjes së lëkurës. Rëndësia e saj është tepër e madhe gjithashtu edhe në lidhje me zhvillimin e shikimit, kryesisht në errësirë duke e përmirësuar ndjeshëm atë. E mbron syrin nga një sërë sëmundjesh si edhe stimulon prodhimin e antikorpeve duke rritur rezistencën e trupit ndaj infeksioneve.
Ku mund të gjejmë vitaminën A?
Ashtu sic e thamë edhe më sipër ndodhet në shumë ushqime, prandaj gruaja zakonisht merr sasinë e nevojshme të kësaj vitamine. Ajo gjendet në vezët, mishi, qumështi dhe derivatet e tij, mëlci (sidomos tek ajo e merlucit), frutat dhe perimet me gjethe jeshile, ndër të cilat duhet të përdorni ato me ngjyrë të theksuar. Do të veçonim karrotën, kungullin jeshil, pataten e ëmbël, kungullin e verdhë, pjeprin, kajsitë, brokolin dhe spinaqin. Burimi kryesor mbetet melçia.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu