Im shoq nuk më pa kurrë siç shikoja unë veten, të neveritshme

Marredheniet seksuale pas lindjes mund te jene shume te sikletshme, pasi keni sjelle ne jete nje femije. Nje nene tregon per kete eksperience dhe si e ka perjetuar.




0 0

Unë isha vetëm 3 muaj pas lindjes dhe ne rezervuam një hotel për natën e parë larg fëmijëve, që nga lindja e trinjakëve.

Ndihesha sikur kishte kaq shumë presion. Isha aq nervoze për të bërë seks. Nuk isha në një situatë të mirë mendërisht, ishte kulmi i depresionit tim pas lindjes. Trupi im ishte ende në fazat pas lindjes. Gjinjtë e mi dukeshin se rridhnin vazhdimisht qumësht dhe unë përpiqesha të ndihesha e bukur. Kisha frikë ta zhgënjeja burrin tim seksualisht dhe ta prishja kohën tonë të shenjtë, së bashku, për të cilën kishim nevojë kaq shumë dëshpërimisht.

Ndoshta për disa gra seksi pas lindjes së një fëmije është magjik dhe i mahnitshëm. Por për mua, ishte shumë larg.

Nuk mund të jem mamaja e vetme që u ndje kështu pasi lindi apo jo?

Unë do t’ju kursej detajet dhe thjesht them se përfundova duke qarë dhe duke u ndjerë edhe më e pasigurt. Mendoj se i kam ushtruar kaq shumë presion vetes për atë natë. Unë u përpoqa të ndjehesha tërheqëse dhe isha e shqetësuar për mënyrën sesi do të ndihesha “atje poshtë”. U turpërova shumë dhe ndieja sesi skuqesha nga turpi.

Unë dhe Ry nuk mund të kryenim marrëdhënie seksuale në pjesën më të madhe të shtatzënisë, kështu që kishte kaluar goxha kohë pa pasur një jetë të shëndetshme seksuale. Për fat të mirë, kam një burrë shumë të dashur i cili kurrë nuk e pa trupin tim pas lindjes me të njëjtin sy siç e pashë unë: jo tërheqës dhe të neveritshëm. Ai gjithmonë ka parë bukurinë tek unë.

Në natën e parë që ishim larg pas lindjes së bebeve, kuptova shumë për intimitetin. U ula në vaskë dhe qava aq shumë me Ry-un pranë meje. Ai më pohoi dhe më tha se sa më donte, sa e bukur isha. Ai gjithashtu më tha se ishte i shqetësuar për depresionin dhe ankthin tim dhe se ai do të ishte pranë meje për të më parë. Nuk e dija që ishte pikërisht ai lloj intimiteti që na duhej atë natë, një nivel i thellë i lidhjes shpirtërore më shumë se fizike.

Seksi pas lindjes mund të mos jetë i mrekullueshëm dhe kjo është në rregull. Duhet kohë që trupi juaj të shërohet. Dhe unë mendoj se intimiteti ka të bëjë me krijimin e afërsisë me njëri-tjetrin qoftë kjo fizikisht, emocionalisht, shpirtërisht etj.

Lexo edhe: Seksi pas lindjes së fëmijës, kur dhe si ta bësh atë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X