EMA (Agjencia Evropiane e Barnave) ka autorizuar Trodelvy, një medikament për trajtimin e kancerit të gjirit të avancuar që zgjat jetën e pacientes me gati gjashtë muaj, për tregun farmaceutik në Bashkimin Evropian. Është një ndihmë shtesë për shëndetin e grave.
Për kancerin në fazë të avancuar
“Trodelvy mund të përdoret te personat me kancer të gjirit të parezektueshëm – i cili nuk mund të hiqet në rrugë kirurgjikale – dhe kancer të gjirit trefish negativ me terapitë e mëparshme sistematike”, shpjegon EMA në shënimin që njofton autorizimin e dhënë për ilaçin. EMA vazhdon: “Ka një nevojë të madhe mjekësore të paplotësuar për trajtime të reja që përmirësojnë perspektivat për pacientët. Vlerësohet se vetëm 10 deri në 15% e pacientëve me këtë lloj kanceri i përgjigjen kimioterapisë dhe se koha pa përkeqësimin e sëmundjes është vetëm dy ose tre muaj”.
Procedurë e përshpejtuar
Për të lejuar akses më të shpejtë në ilaçin e ri, Agjencia Evropiane ka ndjekur një program të përshpejtuar. Rekomandimi bazohet në një studim të 529 personave që kishin relapsuar pas të paktën dy kimioterapive për kancerin e gjirit, një sëmundje gjithnjë e më e zakonshme.
Të paktën 6 muaj më shumë
Gjysma e pacienteve morën dy injeksione Trodelvy, ndërsa 50% tjetër morën një trajtim klasik sipas zgjedhjes së mjekut duke përdorur medikamente si eribulin, vinorelbine, gemcitabine ose capecitabine. Mbijetesa për pacientët me Trodelvy ishte 11.8 muaj; gjashtë muaj më shumë se ata që morën trajtimin e zgjedhur nga mjeku.
Ka efekte anësore
Efektet anësore më të zakonshme të Trodelvy në provat klinike ishin diarre, të përziera, , lodhje, , anemi, të vjella, kapsllëk, ulje e oreksit, kollë dhe dhimbje barku.
Lexo edhe: Kanceri metastatik i gjirit: barnat e reja zgjasin mbijetesën
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me? https://www.binance.com/zh-CN/join?ref=VDVEQ78S