Harrojini tamponat, shpiken rrobat e banjos që ju ju japin zgjidhje për periodat në plazh

Nuk ka asgjë më të mire gjatë verës se sa një zhytje e shpejtë në një pishinë.




0 0

Dhe nuk ka asgjë më të keqe se sa të të vijnë periodat pikërisht pak para se të shkosh me pushime.

Por një firmë me rroba banje ka  lançuar një kostum plazhi që do ju japë zgjidhje.

Modibodi Sëim ka hedhur në treg një bikini dhe një kostum të zi, për të cilat pretendon se ju mbrojnë 100 për qind nga rrjedhja e periodave pasi thith të gjitha lëngjet nga trupi dhe I bllokon ato në shtresën e bvrendshme.

Duke folur për Huff Post Australia, Kristy Chong, themeluese e Modibodi, tha: “Duke hedhur në treg linja bikinish në modë,  klientët tanë filluan të na kërkojnë një zgjidhje për ditët kur vajzat nuk do të notonin dot nga frika se mund të kishin perioda”.

Ajo shtoi: “Kështu që ne bëmë disa studime tek gratë dhe u bë shumë e qartë se industria e rrobave të banjës i mungonte inovacioni dhe nuk kishte marka të tjera rroba banje në treg që mund të siguronin mbrojtje moderne”.

Sidoqoftë, kjo veshje nuk është e lirë pasi bikini kushton 72,50 paund ndërsa kostumi plotë rreth 100 paund.

Sidoqoftë, kompania ofron një provë 30 ditore falas, kështu që ju mund të merrni një rimbursim të plotë nëse nuk jeni 100 përqind  e kënaqur.

Mijëra gra janë në listën e pritjes për të marrë bikinit e tyre.

Lexo edhe: Qimet në zonën intime dhe rreziku i infeksioneve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X