Foshnjat e ekspozuara ndaj produkteve kozmetike dhe shisheve plastike në shtatzëni, mund të rrezikohen nga kjo sëmundje më vonë

0 0

Foshnjat të cilët janë të ekspozuar ndaj një kimikati të gjetur tek disa produkte kozmetike dhe tek shishet plastike mund të jenë më të rrezikuar nga vështirësi në frymëmarrje në jetën e mëvonshme, thonë studimet.

Shkencëtarët në Institutin Barcelona për Shëndetin Global analizuan mostrat e urinës nga më shumë se 2,600 nëna që ishin shtatzëna.

Ata zbuluan se gratë që kishin ‘nivele të larta’ të bisphenol A (BPA) në urinë kishin 13% më shumë gjasa të lindnin një fëmijë me probleme në frymëmarrje. Këta të rinj ishin gjithashtu më të rrezikuar nga funksionimi i dobët i mushkërive, treguan rezultatet.

Studiuesit paralajmëruan që funksionimi i dobët i mushkërive në jetën e hershme i bën fëmijët më të prekshëm ndaj vrasësve të sëmundjeve të mushkërive, siç është COPD, në jetën e mëvonshme.

BPA – e gjetur edhe në kozmetikë dhe shishe plastike – mendohet se prish hormonet dhe ndryshon “shumë funksione të trupit”, përfshirë mushkëritë.

Foshnjat në barkun e nënës mund të jenë veçanërisht të prekshëm për shkak se ata janë më pak të aftë të nxjerrin ‘substancat toksike’ ndërkohë që sistemi i tyre i frymëmarrjes ende zhvillohet.

BPA, e cila i përket një klase të kimikateve të quajtura fenole, përdoret në prodhimin e ambalazheve ushqimorë, kanaçe dhe lodra.

“Fenolet janë kimikate ndaj të cilave ne jemi të ekspozuar vazhdimisht në jetën tonë të përditshme dhe BPA është fenoli më i përdorur,” tha autorja kryesore Alicia Abellan.

“Fenolet dihet se janë prishësit endokrine”, që do të thotë se ato mund të ndërhyjnë në sistemin e hormoneve dhe si pasojë të ndryshojnë shumë funksione thelbësore të trupit, përfshirë sistemin e frymëmarrjes dhe imunitetin.

“Kur foshnjat janë ende në mitër, ato janë veçanërisht të prekshme nga këto substanca sepse nuk kanë krijuar ende aftësinë për të hequr substancat toksike nga trupi, dhe sistemet e tyre të frymëmarrjes dhe imunitetit janë ende duke u zhvilluar.”

Lexo edhe: Paralajmërimi për prindërit e rinj: Mos i mbani foshnjat në sexholino për më shumë se 30 minuta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dhimbja e veshit te fëmijët,...

E fortë, e vazhdueshme, e papritur, e qëndrueshme: dhimbja e veshit është një çrregullim që mund të ketë karakteristika të ndryshme dhe që është shumë i zakonshëm tek fëmijët, në...

Sindroma e përhapur së fundmi...

Virozat e stinës ka qenë tema e diskutuar ditën e djeshme në programin "Rudina" dhe e ftuar për këtë çështje ishte pediatrja Sonila Brati. Në studio u diskutua për numrin...

Fillimi i çerdhes/kopshtit, kur prindërit...

​Shumë prindër sot zgjedhin çerdhen dhe kopshtin si alternativën më të mirë për të lënë fëmijët e tyre krahas dadove apo gjysheve. Me gjithë përfitimet që sjell përfshirja e një...

Covid 19, më pak fëmijë...

Një nga tiparet që karakterizuan sezonin e kaluar ishte zhdukja e sëmundjeve infektive tipike të fëmijëve dhe mbi të gjitha rënia drastike e shtrimeve në spital dhe hyrja në urgjencë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X