Objektet plastike shkak i infertilitetit mashkullor

Ekspozimi i vazhdueshem ndaj objekteve plastike, ul pjellorine te meshkujt.




0 0

Në 50 vitet e fundit numri i spermatozoideve të prodhuara mesatarisht nga një burrë është përgjysmuar dhe përqindja e atyre joefikase është rritur, sepse ato janë shumë të ngadalta, të dobëta ose bartës të defekteve gjenetike. Shumë studime po përpiqen të identifikojnë shkaqet e rritjes së infertilitetit mashkullor dhe tani një studim i ri i kryer nga Universiteti i Nottingham, në Britaninë e Madhe, thotë se shkaku mund të jetë edhe plastika, në veçanti dy substancat që përmban.

Faji i dy substancave për infertilitetin mashkullor

Njëra prej tyre është Pcb-153, ose bifenilet e poliklorinuara, toksiciteti i të cilëve ishte i njohur tashmë: prodhimi i tyre ishte ndaluar në vitet ’70, por prania e tyre mbeti e gjatë në mjediset e brendshme, në objekte plastike dhe në disa komponentë elektrikë. Tjetri është di-2-etilheksil ftalat (Dehp), një material që përdoret për të bërë plastikën më fleksibël. Hulumtuesit kryen analizën e tyre kryesisht mbi qentë dhe paralajmërojnë se rezultatet e arritura duhet të merren në konsideratë. Për individët e ekzaminuar u gjet një korrelacion i drejtpërdrejtë ndërmjet ekspozimit ndaj këtyre lëndëve të plastikës dhe infertilitetit mashkullor.

Ndërhyrje endokrine

Dëshmitë shkencore tregojnë se ndotja e mjedisit dhe infertiliteti mashkullor janë dy anët e së njëjtës monedhë. Studime të shumta dokumentojnë se ekspozimi kronik ndaj përçuesve endokrinë, edhe në sasi të vogla, është potencialisht përgjegjës, sidomos në disa grupmosha, të tilla si periudha e zhvillimit të fetusit dhe pubertetit, të ndryshimeve në sistemin riprodhues të meshkujve. Për shembull bisphenol A, që gjendet në shumicën e objekteve plastike.

Periudhat më të rrezikuara

Tani për tani nuk ka vlera minimale të pragut të koncentrimit për të treguar efektin toksik për shumë nga ndërhyrësit endokrinë të ndryshëm, por është e sigurt që periudha fetale dhe puberteti përfaqësojnë një periudhë  që është më e ndjeshme ndaj efekteve të ndërhyrësve endokrinorë në zhvillimin seksual.

Numri i spermatozoideve është përgjysmuar që nga viti 1970: infertiliteti mashkullor tani është përgjegjës për rreth gjysmën e rasteve në çift.

Lexo edhe: 90% e shisheve te ujit kanë në përbërjen e tyre mikroplastika






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X