Flet hapur këngëtarja e famshme: Kam pasur disa aborte, i pari në moshën 17-vjeçare

0 0

Pink është e njohur për personalitetin e saj “kontravers”. Por edhe karakteret më të forta janë të ndjeshëm ndaj dëshpërimit të një aborti. Për herë të parë, këngëtarja dhe kompozitorja ka folur hapur për përjetimin e humbjes së foshnjës, kur ajo ishte vetëm një adoleshente.

Lajmi vjen paralel me albumin e saj të fundit, Hurts 2B Human. Në një intervistë, 39-vjeçarja foli rreth frymëzimit për këtë album, duke shpjeguar se ka shprehur një sërë përjetimesh përfshirë betejën e saj me ankthin, imazhin e vetes, vetëvlerësimin, dashurinë për veten etj. Një këngë në veçanti ” Happy”,  e ka frymëzimin nga historia e saj personale e abortit. Teksti i këngës fillon kështu: Që kur isha 17 vjeçe e urreja trupin tim dhe ndjeva se edhe vetë trupi më urrente mua.

“Unë kam pasur gjithmonë një trup shumë të fortë, por kur isha 17 vjeçe pata një abort. Unë mund ta kisha pasur atë fëmijë. Por kjo ndodh me një vajzë të re, të duket sikur trupi yt nuk është i aftë të bëjë atë që duhet dhe të dy urreheni me njëri-tjetrin”,- shpjegon Pink në intervistë.

Dhe nuk do të ishte hera e fundit që këngëtarja është përballur me një abort. “Kam pasur disa aborte që nga ajo kohë dhe mendoj se duhet të flasim edhe për gjërat ndaj të cilave kemi turp, sado të dhimbshme të jenë ato”, – thotë këngëtarja.

Por pesë vjet pas abortit të saj të parë këngëtarja vendosi të bëjë terapi dhe kjo ndryshoi gjithçka.

“Unë e dua terapinë sepse ajo të ndihmon të identifikosh pikat e tua të dobëta. Edhe pse kjo është e pakëndshme dhe e dhimbshme, është e rëndësishme sepse duke i njohur, ti punon me to për t’i përmirësuar”.

Pink është vetëm një nga këngëtaret e famshme botërore që ka folur hapur për abortin.

Lexo edhe: Nga jashteqitja e krokodilit tek rrahja barbare, procedurat e abortit ilegal






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X