Nga jashtëqitja e krokodilit tek rrahja barbare, procedurat e abortit ilegal

0 0

 

Pavarësisht se jeta është e shenjtë dhe në çdo rrethanë duhet të jemi pro saj, aborti është një fenomen që gjithmonë ka ekzistuar dhe gjithmonë do të vazhdojë të ekzistojë, në rrugë të ligjshme apo jo. Prandaj, ligjet që ndalojnë këtë procedurë, vetëm sa do të vështirësojnë jetën e grave, por nuk do të ndalojnë fenomenin.

Lexoni këto histori dhe duhet të jeni mirënjohëse që të paktën sot kemi mundësinë të bëjmë zgjedhjet tona.

Egjiptianet e lashtë vendosnin jashtëqitjen e krokodilit në vaginën e tyre. Disa uleshin mbi tenxhere të nxehura, të tjerë popuj masazhonin me forcë barkun për shekuj me radhë, disa ngjiteshin në pemë, disa ngrinin pesha të rënda, disa agjëronin, të tjerë hidheshin lart e pashtë, derdhnin ujë të nxehtë mbi bark, shtrëngonin rripa fort në bel etj.

Të gjitha këto, sepse në disa vende abortet kanë qenë të ndaluara me ligj.

Kur Barbara ishte 18 vjeç, në mesin e viteve 1950, ajo ngeli shtatzanë nga dikush që nuk e donte. Kështu, kontaktoi me dikë që kryente aborte dhe personi në fjalë erdhi në shtëpinë e saj. Askush nuk dinte gjë për të nëse ishte mjek, kuzhinier apo hidraulik. Ai i tha se procedura e tij kushtonte 20 dollarë, por 18-vjeçarja nuk mund ta përballonte ekonomikisht një gjë të tillë. Kështu u detyrua të merrte disa ilaçe që ia rekomandoi i panjohuri. Për një javë, Barbara ndihej sikur po i digjej trupi nga brenda. Së fundmi ajo shkoi tek një mjek i vërtetë, i cili e drejtoi menjëherë për në spital. Stafi mjekësor veproi shpejt dhe i shpëtoi jetën, sepse po të kishe pritur edhe 24 orë të tjera, ajo do të kishte humbur jetën. Megjithatë, në spitalin që ishte katolik, Barbara u ndje disi e diskriminuar sepse e kishin quajtur mëkatare për abortin.

Wendy ishte 17 vjeç kur kreu abortin. Ishte viti 1962. Ajo jetonte në Nju Jork. I ati mori numrin e një mjeku, por kur shkuan në klinikën e tij kishte gjëra që iu dukeshin të çuditshme. Ai i kërkoi vajzës të shkonte e pashoqëruar nga familjarë kur të kryente abortin, gjë që nuk i dha komoditet 17- vjeçares për ta bërë atje këtë procedurë. Kështu gjeti një mjek tjetër, por edhe ai gjatë procedurës e bëri të ndihej shumë keq duke i thënë: Ky është ndëshkimi jot për mëkatin që po bën dhe shpresoj ta kesh marrë mësimin që duhet.

Judi pati një abort të paligjshëm në fund të viteve 1960, pasi u përdhunua nga një mik i prindërve të saj në moshën 16 vjeçare. “Nuk isha me të vërtetë e vetëdijshme se çfarë ishte seksi ,”shprehesh ajo. Duke mos dashur që prindërit e saj ta merrnin vesh, ajo shkoi tek një mik për të bërë abortin. “Shkova tek ai, i dhashë paratë dhe ai më rrahu shumë keq. Më goditi edhe në fytyrë dhe u zhduk. Isha shtrirë e mbuluar me gjak. Pastaj më çuan në spital, isha gati për të vdekur”.

Lexo edhe: Dy abortet e mia nuk ishin vendime te gabuara






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X