Mjekët i thanë të abortonte, nëna vendos të operojë foshnjën brenda barkut

0 1

 

Bethan Simpson, ishte 20 javëshe shtatzanë kur zbuloi në kontrollin e radhës se foshnja e saj kishte spina bifida. Pas diagnozës, mjekët këshilluan 26-vjeçaren dhe partnerin e saj të ndërpresin shtatzëninë.

Spina bifida është një sëmundje kur shtylla kurrizore nuk zhvillohet siç duhet gjatë shtatzënisë, duke shkaktuar një hendek në shpinë. Kjo zakonisht çon në paralizë të këmbëve dhe nganjëherë vështirësi në të mësuar.

Por nëna e ardhshme iu nënshtrua një operacioni të rrallë për të korrigjuar defektin e foshnjës brenda në barkun e saj.

Operacioni katër orësh u zhvillua në Spitalin e Madh Ormond Street kur Simpson ishte shtatzënë 24 javëshe. Gjatë operacionit, kirurgët hapën barkun e saj për të qepur vrimat e vogla në shpinën e foshnjës dhe rivendosën palcën kurrizore.

“Ta kemi ruajtur fëmijën,” i tha një kirurg Simpsonit pas operacionit. Këto operacione janë më të shpeshta në SHBA dhe Belgjikë.

Avancimet në shkencë dhe mjekësi nuk do të pushojnë kurrë të na befasuari.

Lexo edhe: Ledia Tahiraj: Perse vendosa te ndjek instinktin e nenes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X