Një fëmijëri e kaluar me kushërinj i bën shumë mirë fëmijës. Ky është përfundimi i arritur nga një studim i Universitetit Alder, të cilin e udhëhoqi ekspertja Kristina S Brown. Kushërinjtë bëjnë që fëmijët tuaj të jenë individë më altruistë në të ardhmen, pasi ata do të bëjnë shumë më shumë për njëri-tjetrin në fëmijëri sesa për shokët e shoqet.
Studiuesit kanë analizuar të gjitha arsyet përse fëmijët kanë nevojë të kenë kushërinjtë afër e pse ata ndikojnë më mirë se shokët dhe shoqet. Pikë së pari, duke qenë të afërm që kanë lidhje gjaku, ata do të mbështesin njëri-tjetrin edhe nëse janë larg fizikisht. Marrëdhënia është gjithmonë e fortë dhe nuk është e nevojshme të takohen ose të flasin çdo ditë, për të qenë të sigurtë se janë besnikë e mbështetës të njëri-tjetrit.
Studimi
Duke bërë gjithmonë shumë për njëri-tjetrin, lidhjet farefisnore ndikojnë që fëmija të bëhet një individ altruist kur të rritet e të ndihmojë ata që e rrethojnë.
Ata që morën pjesë në studim u pyetën lidhur me vullnetin e tyre për të ndihmuar 12 të afërm dhe miq si dhe për afrimitetin që kishin me secilin.
Rezultati
Siç pritej, nga përgjigjet rezultoi se pjesëmarrësit ishin më të lidhur me familjarët sesa me miqtë dhe ishin më të predispozuar të ndihmonin njëri-tjetrin, duke u treguar altruistë deri në vetëmohim.
Roli themelor i prindërve
Sipas mjekes, ky fakt nuk përcaktohej vetëm nga lidhjet e gjakut, por gjithashtu nga ndikimi i prindërve, të cilët kanë për detyrë të nxisin marrëdhëniet e mira mes kushërinjve. Nëse jetoni larg është mirë që pushimet verore ose festat e ditëlindjes t’i organizoni në mënyrë të tillë që të mblidheni bashkë.
Nëna, duhet të inkurajoni fëmijët tuaj të kalojnë kohë me kushërinjtë, sepse kjo lloj marrëdhënie do t’i bëjë njerëz më të mirë e do të vlejë shumë në të ardhmen.
Lexo edhe: Motrat dhe vellezerit na shtojne jeten, ja pse nuk duhet ta lini te vetem femijen tuaj
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu