Ja cfare nuk duhet t’i thoni asnjehere femijeve tuaj

0 0

Shume prinder ndonjehere nuk e kuptojne rendesine e nje fraze qe i kane thene femijes se tyre. Madje ata nuk e kuptojne as se sa mund ti lendoje apo merzite ajo qe ata i kane thene. Disa prej frazave qe duhet te keni kujdes per te mos ja thene kurre femijes jane:

1- Me ler te qete!
Eshte shume normale qe ju te keni nevoje te qendroni pak ore vetem, te beni dicka ndryshe per veten tuaj, qofte nje shetitje, nje mbremje e kaluar ne restorant apo ne kinema. Ajo cfare nuk eshte normale eshte qe ti drejtoheni femijes me fraza te tilla si: “Me ler te qete”, “Nuk kam kohe”… sigurisht qe edhe mund te mos keni kohe, por mund t’ja shpjegoni femijes ne nje menyre ndryshe, kjo pasi kur te rritet rrezikon qe ai te mos jete i hapur me ju, pra nuk do te kete deshire te ndaj gjerat e tij me ju.
Ju duhet t’i mesoni femijes qe ne moshe te vogel se ai mund te qendroje per disa ore me dadon apo nje person tjeter qe mund te kujdeset per te, keshtu edhe ju do te keni pak kohe ne dispozicion per te shpenzuar per veten tuaj. Ndersa nese jeni e zene ne nje moment qe ai kerkon dicka nga ju, mund t’ja shpjegoni me kujdes situaten duke i thene psh, mami per momentin eshte duke bere dicka me rendesi, ti nderkohe mund te ngjyrosesh dhe sapo mami te mbaroje mund te bejme bashke nje shetitje. Dhe sigurisht qe premtimet mbahen.

2- Ti je kaq…
Femijes nuk duhet t’i vendosen etiketime, sidomos ato negative. Nese ju i drejtoheni atij me fjale te tilla si , “Pse je kaq i ndrojtur”, “Pse je kaq i ngathet”, femija do te filloj te sillet si i tille, duke perfunduar si i tille. Por, edhe fraza te tilla si “Je shume inteligjent” nuk duhet t’i thuhen femijes se vogel, pasi ai nuk eshte ne gjendje ta “perballoje” nje fjale te tille.
Ju duhet te vleresoni sjelljen e femijes sipas rastit specifik, keshtu nese femija eshte sjelle keq me nje moshatarin e tij, ju mund t’i thoni se u soll keq me shokun/shoqen e tij dhe duhet te mundohet te beje dicka per te rregulluar sjelljen e tij.

3- Mos qaj!
Mos i thoni asnjehere femijes fraza te tilla si ‘’Mos qaj”, “Mos ki frike”, “Mos vepro si femije”. Femija qe nuk eshte ne gjendje te shprehe sic duhet emocionet e tij eshte normale qe do te qaje apo do te kete frike. Nese ju i flisni ne menyre te tille, atehere ai do te kuptoje se ndjenjat e tij nuk kane asnje vlere per ju.
Ju nuk duhet te mohoni ndjenjat e femijes, por duhet t’i tregoni se e kuptoni si ndihet.Pra ju mund t’i thoni, e kuptoj qe je merzitur qe ai nuk do te jete shoku yt ose eshte normale te kesh frike nga dallget, por une do te jem prane teje duke te mbajtur doren. Duke vepruar ne kete menyre ju do te beni te mundur qe femija te mesohet te kontrolloje ndjenjat duke mos i lejuar ato ta merzitin. Heren tjeter do te vini re se femija nuk do te qaj me, por do te mundohet te shpjegoje me fjale ate cfare ndjen.

4- Perse nuk je si motra/vellai jot?
Ndonjehere, cdo prindi mund t’i vije ne menyre spontane ideja e te krahasuarit se femijes me femijen tjeter. Por, kjo eshte e gabuar, pasi duke i krahasuar mund t’i vendosni kunder njeri-tjetrit. Ju duhet te keni parasysh se cdo femije eshte ndryshe.
Lereni femijen tuaj te rritet sipas ritmeve te veta, temperamentit dhe personalitetit se tij. Duke e krahasuar ate me femijen tjeter, mund te mendoje se keni dashur qe ai te ishte ndryshe. Nga ana tjeter te qenit gjithmone nen presion per te bere dicka qe nuk eshte ende gati ta beje, do te pengoje zhvillimin e vetebesimit tek femija. Ju duhet te inkurajoni vazhdimisht femijen per ate qe ai ben.

5- Ti kete je ne gjendje ta besh shume mire!
Ju nuk duhet ta “detyroni” femijen te beje dicka qe nuk eshte ne gjendje, kjo edhe nese shoqerohet nga fraza inkurajuese si, “E di qe je ne gjendje ta besh ate”. Kjo do ta demtonte ate po njesoj sa krahasimet qe mund t’i behen me femijen tjeter. Nese ju keni deshire mund ta ndihmoni duke e bere bashke.
Ju gjithashtu nuk duhet asnjehere t’i thoni femijes shprehje te tilla si, “Me ne fund e mesove si behej” etj. Kjo do te krijonte tek femija pasiguri, pasi do te mendonte se nuk eshte ne gjendje te beje asnje gje ne menyren e duhur.

6- Mos vazhdo se do te gjuaj!
Kercenimet ndaj femijes zakonisht vijne nga prinder te frustruar. Kercenimet nuk i japin zgjidhje situates, per me teper nese i thoni femijes se nese nuk bene ate qe i thoni ju do ta gjuani, duhet ta beni, ndryshe rrezikoni te ulni autoritetin tuaj tek femija.
Ju duhet te mundoheni te ndryshoni sjelljen e femijes suaj duke perdorur taktika te vecanta. Ju duhet te tregoheni autoritare, por njekohesisht edhe t’ja shpjegoni femijes arsyet pse po i kerkoni ta beje ndryshe dicka. Ose mund t’i jepni atij nje alternative, nese ai deshiron te haje biskoten e 10 apo me shume, ju mund t’i shpjegoni se ai nuk mund te vazhdoje te haje me, pasi me pas nuk do te jete ne gjendje te haje dreken. Si alternative mund t’i propozoni te lexoni nje liber bashke

7- Ta kercenoni me figuren e te atit!
Edhe kjo eshte nje fraze qe paraqet nje forme kercenimi nga ana e nenes. Pervec kesaj, ju e kaloni situaten qe femija ka bere nje veprim te gabuar, ne nje moment tjeter. Kjo nuk duhet te ndodhe pasi problemi eshte mire te zgjidhet ne momentin qe ka ndodhur, kjo pasi kur babai te kthehet ne shtepi, femija me shume mundesi ka harruar cfare gabimi ka bere.
Nga ana tjeter ju duke kercenuar femijen ne kete forme, ulni autoritetin tuaj dhe beni te keqe figuren aterore. Ne fund te gjithe kesaj femija do te filloje te mos e degjoje fjalen tuaj, pasi do te mendoje se ju nuk zgjidhni dot asgje pa ndihmen e babait.

8- Nxito!
Cdo familje ne mengjes duhet te shkoje ne pune dhe ndonjehere femija refuzon ose ngadaleson menyren e te berit te dickaje. Kjo i nervozon prinderit dhe shpesh, femijet largohen prej tyre me imazhin e tyre te nxehur dhe duke bertitur. Kjo nuk eshte aspak e mire te ndodhe, pasi femija do te ndihet keq edhe pse nuk e bene me qellim, ne rastin kur nuk vesh dot shpejt kepucet.
9- Je nje gjeni!
Jo cdo gje e bere ne menyre te mire nga femija, duhet shoqeruar me fjale te tilla si, “Te lumte, je nje gjeni”, “Bravo” etj. Kjo pasi femija e kupton kur nje shprehje lavderuese i eshte thene kot. Gjithashtu, ju do te rrezikoni qe keto fjale te humbin vlerat e tyre edhe nese perdoren ne nje moment vertet te merituar.
Ju duhet ti thoni nje fraze lavderuese femijes suaj kur e shikoni se ai ka bere dicka qe per te cilen eshte sforcuar. Nese ai ju tregon disa nga vizatimet e tij, nuk eshte e nevojshme ti thoni shprehje te tilla si psh: “Te lumte, qenkan te mrekullueshme”, ne vend te saj ju mund ti thoni, “Shume mire, shikoj qe i paske ngjyrosur gjethet jeshile, ashtu sic jane ne te vertete”.
Gjeja me e mire qe mund te beni eshte qe t’i thoni sjelljeve se femijes shprehje lavderuese, dhe jo femijes, “Jam e lumtur qe ti sot qendrove urte ndersa mbaroje lojen formuese, keshtu edhe une munda te gatuaj e qete”.

Lexoni edhe: Thënie të fuqishme që duhet t’i thoni fëmijëve

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X