Nuk është sekret që të qarat e fëmijëve nuk janë të këndshme për prindërit dhe aq më tepër kur fëmijët qajnë pa ndonjë arsye dhe pa pushim. Ndoshta të qarat e bebeve edhe mund të kuptohen, ndërsa nga fëmijët pak më të rritur, që janë në gjendje të ecin, të flasin prindërit presin t’i kontrollojnë më shumë emocionet e tyre.
Për të reaguar si duhet ndaj të qarave të fëmijës, duhet së pari të kuptoni se ata nuk qajnë vetëm kur janë të trishtuar, ndonjëherë e bëjnë nga frika, zemërimi, mungesa e vëmendjes apo edhe lumturia. Problemi është që ata nuk kanë aftësi verbale për t’i shprehur ndjenjat e tyre.
Duhet të dini gjithashtu se t’i thoni fëmijës thjesht “Mos qaj” e bën situatën edhe më të vështirë.
Po çfarë mund të thoni në vend të kësaj shprehjeje?
Kur të jeni gati, përdorni zërin e ulët dhe provoni këto alternativa:
- “Jam me ty, unë do të ndihmoj”.
Edhe nëse fëmija juaj thotë se nuk e do ndihmën tuaj, ai ka nevojë të dijë se mund të mbështetet te ju.
- “E kuptoj që kjo është e vështirë për ty.”
Kjo shprehje e thjeshtë pranon se ju i dëgjoni dhe kuptoni fëmijët.
- “Unë e kuptoj që je i trishtuar / zhgënjyer / frikësuar /shqetësuar /lumtur dhe nuk ka asnjë problem me këtë”.
Përforconi nocionin se ndjenja e një emocioni është ajo që na bën njerëzorë.
- “Kjo ishte vërtet trishtuese / zhgënjyese.”
Duke pranuar ngjarjen që shkaktoi të qarën e fëmijës suaj i ndihmon ata gjithashtu të shohin se çfarë nxiti emocionet e tyre dhe të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë më pas.
- “Le të bëjmë pak pushim”.
Largimi i të dyve nga situata ndihmon fëmijën tuaj të kuptojë që ndonjëherë ju duhet të distancoheni në mënyrë që të qetësoheni dhe të kuptoni veten.
- “Unë të dua”.
Ata mund të kenë nevojë për një përqafim, ose t’ju shtrëngojnë dorën në mënyrë që të ndihen të sigurt se jeni vërtet atje për t’i ndihmuar.
- “A do ndihmë / ta provosh përsëri?”
Shumë herë kur fëmija juaj qan nga frustrimi, ata kanë nevojë për një nga këto tri gjëra: t’i ndihmoni për të kryer detyrën, për një pushim nga situata emocionale, ose për t’u përpjekur për të bërë përsëri detyrën, ndoshta me ndihmë. Duke i pyetur, ata ndihen të rëndësishëm.
- “Unë të dëgjoj që po qan, por unë nuk e di për çfarë ke nevojë. Mund të më ndihmosh të kuptoj?”
Edhe nëse fëmija juaj nuk mund të shpjegojë me fjalë pse qan, kjo mund t’i japë një shans për t’u praktikuar.
- “Më kujtohet kur ti…”
Kjo është një teknikë e mirë shpërqendrimi, duke i ndihmuar ata të kujtojnë një periudhë kur kanë qenë të lumtur dhe të qetë.
- “Le të gjejmë një zgjidhje së bashku.”
Në fund të fundit, ne duam t’i ndihmojmë fëmijët tanë të zhvillojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve.
- Mbani heshtje kur fëmijët qajnë
Por qëndroni të pranishëm si një shtyllë ku mund të mbështeten nëse kanë nevojë.
Lexo edhe: Ndonjehere ajo ka nevoje vetem per nje perqafim
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu