Fëmijë i vetëm “më mirë” apo “më keq” nga psikologe Lorela Garuli

0 0

Jo rrallë ndodh që prindërit me një fëmijë (aq më tepër kur ky fëmijë i ka mbushur 3-4 vjeç) të përballen me pyetjen se kur do ta bëjnë fëmijën tjetër. Tashmë ata që pyesin “justifikojnë” pyetjen e tyre me faktin se fëmija i parë nuk duhet lënë pa motër ose vëlla, dhe se në njëfarë mënyre, i dyti është detyrim i prindërve ndaj të parit.

Ne nuk e kuptojmë dot presionin që mund të ushtrojmë kështu ndaj një familjeje që mund të ketë vendosur, ose mund të mos ketë mundësi të bëjë një fëmijë tjetër. Megjithatë, duket se shqetësimi i shoqërisë për fëmijën e vetëm është më i madh se i vetë prindërve të tij.

Por, cili është mendimi i ekspertëve? Si ndikon të qenit fëmijë i vetëm tek një individ? Psikologia Lorela Garuli jep mendimin e saj profesionist lidhur me temën si dhe disa këshilla për prindërit që kanë vetëm një fëmijë sesi të sillen në raport me të, kur është fjala për një motër ose vëlla.

“Variablat që përcaktojnë suksesin në jetë, lumturinë, empatinë apo një fëmijëri të lumtur sigurisht që ndikohen në një masë të madhe nga dinamikat familjare, por jo gjithnjë fëmijët e vetëm janë më të llastuar, më të vetmuar, më të privilegjuar apo më egoistë se fëmijët e tjerë që rriten me motra e vëllezër. Shprehitë e inteligjencës emocionale dhe të mësuarit social, mësohen jo vetëm në familje. Kjo do të thotë se ka hapësira dhe mënyra të tjera në kontekste të ndryshme edukative, ku nëpërmjet lojës fëmijët, edhe ata të vetëm të mësojnë të ndajnë me të tjerët e të ndërveprojnë me ta. Egocentrizmi që haset tipikisht në fëmijërinë e hershme, duket se “i ndihmon” fëmijët e vetëm të mos e ndjejnë mungesën e një fëmije tjetër në familje”- shprehet psikologia.

Këshilla për prindërit:

  • Ta nxisin të shoqërohet me fëmijë të tjerë.
  • Të mos shoqërohet edukimi i tij me terma apo epitete që nxisin ide narciziste, egoiste apo të tipit “i vetmi dhe më i miri”.
  • Të mos konsiderohet si “fatkeqësi” fakti që nuk ka motra apo vëllezër.
  • Në rastet kur kërkon apo pyet për një vëlla/motër tjetër, i duhet thënë se ky vendim i takon prindërve (për të mos krijuar idenë e gabuar tek fëmija se ka këtë lloj pushteti mbi familjen).
  • Të përpiqen të nxisin pavarësinë dhe autonominë.
  • Të përpiqen të mos japin vëmendje dhe përkujdesje të tepruar mbytëse.

Nuk është  “më mirë” apo “më keq” që një fëmijë të jetë i vetëm, pasi kjo është një zgjedhje që përcaktohet nga të tjerë faktorë. Do të thotë se edukimi dhe numri i anëtarëve të një familjeje nuk duhet të shihet në terma sasiorë, sesa më shumë ne terma cilësore të mirërritjes dhe edukimit të fëmijës.

Lexo edhe: A është e vërtetë se të jesh fëmijë i vetëm të bën të ndihesh i vetmuar?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X