A janë vërtet më të llastuar fëmijët e vetëm?

0 2

Fëmijët e vetëm janë të llastuar? Mjaft më me paragjykime dhe stereotipe

Shpesh fëmijët e vetëm mbahen si të llastuar, egoistë, të vetëm dhe dëshpërimisht të paaftë. Fëmijët e vetëm kanë një reputacion të keq. Edhe Stanley Hall, një ish psikolog – ndër personat më me ndikimin në botë dhe një ish-president i Shoqatës Psikologjike Amerikane, tha se “të jesh një fëmijë i vetëm është në vetvete një sëmundje”.

Stereotipe të rrënjosura që nga vitet 1800

Konsiderimi negativ i fëmijëve të vetëm i ka rrënjët e tij rreth vitit 1800, jo vetëm me studimet e Hall, por edhe me hulumtimin e pedagogut të Universitetit Clark E.W. Bohannon. Nga dyqind pjesëmarrësit në pyetësorin për fëmijët e vetëm, 196 u përgjigjën se një fëmijë pa asnjë vëlla e motër ishte “disi i llastuar”.

Realiteti është krejt ndryshe

Studimet e kryera në këtë drejtim në kohët më të fundit kanë ndryshuar këtë teori. Ishte viti 1986 kur Toni Falbo, psikolog nga Universiteti i Teksasit në Austin – dhe një fëmijë i vetëm – kreu një studim të bazuar në rishikimin e 200 hulumtimeve të mëparshme, duke gjetur prova vetëm për një tezë: fëmijët e vetëm do të krijonin një lidhje më të fortë me prindërit krahasuar me ata që kanë vëllezër dhe motra.

Për të konfirmuar tezën e lartpërmendur, në 2018, Andreas Klocke dhe Sven Stadtmüller nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Frankfurt gjithashtu menduan për të. Nga 10,000 studentë të anketuar, 25% e fëmijëve të vetëm kishin një marrëdhënie të mirë me prindërit e tyre, 24% e të lindurve të parë të familjes, 20% fëmijët e dytë dhe 18% të tretët.

Fëmijët e vetëm më të zgjuar?

Fëmijët e vetëm do të ishin altruistë, bashkëpunues dhe më empatikë se ata që kanë vëllezër dhe motra. Kjo është ajo që doli nga një hulumtim kinez i realizuar nga Jiang Qiu i Universitetit Jugperëndimor të Chongqing, sipas të cilit fëmijët e vetëm do të ishin më të aftë të gjenin zgjidhje krijuese për problemet.

Sipas hulumtimeve të tjera, fëmijët e vetëm do të priren të jënë më inteligjentë, bazuar në një test të kryer në të cilin ata arritën rezultate më të larta për sa i përket IQ dhe rezultateve akademike. Sa i përket gjendjeve të ankthit, vetëvlerësimit dhe problemeve të sjelljes, është demonstruar gjerësisht se nuk ka dallime midis fëmijëve të vetëm, të parë dhe të dytë.

A janë fëmijët e vetëm të pakënaqur?

Me pak fjalë, thashethemet që kanë qarkulluar ndër vite për fëmijët e vetëm janë mohuar gjerësisht. Ka edhe nga ata që gjithmonë e kanë konsideruar të pakënaqur fëmijën e vetëm, sepse, sipas shumicës, do të ishte më mirë të kishim një vëlla ose motër. Edhe në këtë rast, realiteti vërtetohet të jetë shumë ndryshe: nëse është e vërtetë që shumica e fëmijëve të vetëm do të kishin dashur një vëlla – veçanërisht në fëmijëri – është gjithashtu e vërtetë që kjo mungesë nuk përbënte kurrë një problem sjelljeje ose siklet për fëmijën .

Lexo edhe: A është e vërtetë se të jesh fëmijë i vetëm të bën të ndihesh i vetmuar?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X