Fëmija juaj dëshiron që ta mbani në krahë gjatë gjithë kohës – Arsyet dhe zgjidhjet

0 1

Si prind, ju me siguri do të ndjeheni të lumtur dhe të kënaqur kur ta mbani fëmijën në krahët tuaj. Por në momentin që e vendosni në krevat, ai fillon të qajë dhe më pas ju duhet ta merrni përsëri në krahë. Ky me siguri është një moment rraskapitës për krahët dhe shpatullat tuaja. Por çfarë mund të bëni?

Foshnja që qan kur nuk e mbani në krahë sigurisht që nuk është një fenomen që nuk njihet nga shumica e prindërve. Pse kjo ndodh mund të ketë shumë arsye.

Disa foshnja kanë tendencë të bezdisen kur janë të përgjumur, të ndihen të uritur ose duan të ushqehen me gji.

A është normale që fëmija juaj të qajë kur nuk e mbani në krahë?

Nëse fëmija qan në momentin që e vendosni në krevat, atëherë nuk jeni e vetmja nënë që e përjetoni këtë. Foshnjat zakonisht kërkojnë një sasi të konsiderueshme lidhjesh fizike sidomos gjatë ditëve të para pas lindjes. Ata kërkojnë kontaktin qetësues me trupin e nënës së tyre ashtu siç e përjetonin kur ishin në mitër. Disa ekspertë i referohen këtij fenomeni si një “tremujor i katërt”i shtatzënisë.

Është e rëndësishme që prindërit të vazhdojnë ta mbajnë foshnjën e tyre në krahë sa më shumë që të jetë e mundur edhe nëse duket e lodhshme dhe sfiduese.

Disa nga arsyet pse foshnjat gjithmonë duan t’i mbani në krahë janë:

  • Tranzicioni nga mitra në ardhjen në jetë. Për disa foshnja, kalimi nga barku në botën e jashtme mund të jetë mjaft dërrmuese. Ata mund të mos jenë gati të përballen me botën e panjohur dhe të ndritshme. Ata ende mund të preferojnë barkun e sigurtë, të errët dhe komod të nënës së tyre. Pas lindjes, ndryshimi i mjedisit mund të jetë shqetësues.
  • Ankthi i ndarjes. Gjatë muajve të parë, një fëmijë mund të fillojë të kuptojë se ai është një qenie e veçantë nga nëna e tij. Kjo vetëdije mund të shkaktojë ndjesi ankthi tek ai, dhe kjo përkeqësohet nga fakti se ai mund të mos jetë në gjendje të kujtojë të kaluarën. Prandaj, është e mundur që një fëmijë mund të ndjehet i shqetësuar kur e vendosni të shtrihet.
  • Ndjenja e ngrohtësisë. Dëshira e një foshnjeje të porsalindur për të qëndruar ngrohtë mund të jetë një arsye tjetër pse ai gjithmonë dëshiron të qëndrojë në krahët e nënës së tij.

Disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në qetësimin e fëmijës suaj kur e shkëpusni nga krahët.

1.Vishini rroba mjaftueshëm të ngrohta fëmijës tuaj. Eshtë e domosdoshme që foshnjat e porsalindura të ndjehen mjaftueshëm ngrohtë pas lindjes. Prandaj, mbështjellja me rroba të lirshme dhe të ngrohta është e dobishme për t’i dhënë atij ngrohtësinë e kërkuar.

2.Bëjeni të ndihet rehat. Mundohuni ta bëni mjedisin rrethues për fëmijën tuaj të rehatshëm në mënyrë që të lehtësoni përshtatjen e tij me botën e jashtme. Në rast se ai fillon të qajë, kur e vendosni të shtrihet, prekeni me butësi dhe folini me zë të ëmbël për ta qetësuar. Gjithashtu mund të provoni të varni objekte interesante në krevat për të marrë vëmendjen e tij kur është zgjuar.

3.Vendosini një muzikë qetësuese. Muzika mund të ketë një efekt qetësues mbi foshnjat. Vendosini ndonjë muzikë paqësore ose këndoni ninulla të ëmbla që foshnja të relaksohet.

4.Bëjeni të heqë dorë gradualisht nga zakoni i të qarit kur ju e vendosni në krevat. Ju mund të filloni fillimisht me disa minuta duke i qëndruar afër kur qan. Gradualisht mund të rrisni kohëzgjatjen e momenteve kur e lini në krevat.

5.Përfshirja e anëtarëve të familjes. Përpiquni të përfshini edhe anëtarë të tjerë të familjes që të praktikoni vendosjen e foshnjës në shtrat dhe mos e mbani atë më shumë se sa është e nevojshme.

6.Jini këmbëngulës dhe të durueshëm. Është e domosdoshme që ju të ruani qetësinë tuaj dhe të jeni të duruar ndërsa përpiqeni të mësoni fëmijën tuaj të qëndrojë i relaksuar kur nuk është në krahët tuaja. Fëmija juaj do të mësojë të rehatohet vetëm me kalimin e kohës.

7.Jini fleksibël. Pritjet tuaja duhet të jenë jenë aq reale sa të jetë e mundur. Disa ditë ju mund të bëni përparime, ndërsa ditë të tjera mund t’ju duken të këqija. Ecni me ritmin e fëmijës suaj.

8.Përdorni jastëkë të posaçëm që imitojnë ngrohtësinë dhe rehatinë që foshnjat kishin në barkun e nënës.

Lexo edhe: Perse femija qan shume ne mbremje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X