Ambientet që fëmija nuk është mësuar të qëndojë, ndonjëherë e bëjnë edhe nervoz. Ndonjëherë ju nuk e kuptoni se për çfarë ka nevojë…Është i uritur? Ka nevojë të flejë gjumë? Ka dhimbje barku? Ështe i shqetësuar për diçka? Këtu do të lexoni disa strategji se si në fillim të qetësoni veten dhe më pas fëmijën. Nëse nuk qetësoni veten nga merzitja dhe stresi, rreziku për të lënduar fëmijën është i madh.
Si të sillemi me fëmijët kur qajnë?
Sipas Cathi Pröpper, një studiues në Departamentin e Shkencave zhvillimore të Universitetit të Karolinës së Veriut është shprehur: “Falë mbështetjes së prindërve fëmijët mësojnë gradualisht, në vitin e parë të jetës, për t’u përballur me episode të stresit.” Për studiuesin ekzistojnë situata tipike gjatë së cilës një fëmijë mund të fillojë papritur të qajë dhe të bërtasë pa asnjë arsye.
Në supermarket
Dritat, zhurmat, njerëzit e panjohur, zëra që bërtasin shpesh shkaktojnë tek fëmija të qara. Në këtë situatë gjëja më e mirë që mund të bëni është të gjesh një “qoshe” të qetë dhe ta përqafosh fëmijën. Gjithmonë që dilni me fëmijën jashtë është mirë të keni një shall me aromën e rrobave tuaja. Sipas një studimi erërat e njohura e ndihmojnë fëmijën të qetësohet shpejt.
Mungesa e vëmendjes
Fëmija mund të fillojë të qajë kur ju nuk i jepni vëmendjen e duhur. Për shembull kur jeni duke folur në telefon ju nuk jeni të përqëndruar tek ai dhe ai papritur fillon të qajë sepse ndihet i shpërfillur. Gjëja që duhet të bëni është të mos e ndërprisni telefonatën, por ndërkohë që flisni t’i buzëqeshni dhe fëmijës.
Lodhja
Ashtu si të rriturit edhe fëmijët tensionohen. Ata fillojnë dhe qajnë kur ndihen të lodhur.
Ankthi i ndarjes
Sidomos kur fëmija është 6 dhe 8 muajsh, mund të vuajë nga ankthi i ndarjes nga nëna. Zgjidhja, në këtë rast, është që gradualisht të filloni dhe t’i prezantoni fëmijës personat që fëmija mund të qëndrojë kur ju nuk ndodheni në shtëpi.
Nëna ndihet e stresuar
Nëse ju nuk ndiheni të relaksuar, fëmijës i transmetohen të gjitha. Nëse femija shikon qe nena eshte e stresuar ai kupton se ka diçka për të cilën duhet të ketë frikë dhe fillon qan në një mënyrë si për të kërkuar ndihmë. Zgjidhja nuk është të fshehni emocionet, por t’i tregoni fëmijës që edhe kur jeni të stresuar mund të qetësoheni.
Lexo edhe: Pse po qan femija im? Ja se si ta zbulojme
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu