Përse fëmija qan shumë në mbrëmje?

0 1

Qarjet e pakontrollueshme të fëmijës pasdite dhe në darkë, shpesh kanë si arsye dhimbjet e barkut. Ato do të vazhdojnë të jenë të forta derisa fëmija të jetë rreth 4 muajsh, kur kjo situatë të fillojë të normalizohet.

Disa ekspertë mendojnë se kjo periudhë e të qarave është vetëm një pjesë e zhvillimit normal të fëmijës suaj. Truri i fëmijës është i zënë duke përpunuar të gjithë informacionin që sheh dhe dëgjon. Pra, nuk mund të jetë e habitshme të jetë pak nervoz pas një dite të gjatë duke mësuar gjëra të reja!

Disa foshnje qajnë vetëm për një periudhë të shkurtër, ndërsa të tjerë për orë të tëra. Por pavarësisht sesa zgjasin këto momente të qarash, kini parasysh që do të kalojnë.

Nëse fëmija juaj ka ndonjë nga simptomat e mëposhtme, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore:

  • ka një të qarë të dobët, të lartë, të vazhdueshme ose anormale
  • është i dembelosur kur e merrni në krahë;
  • nuk ushqehet;
  • ka probleme të frymëmarrjes;
  • është më pak se tre muajsh dhe ka temperaturë prej 38 gradë Celsius;
  • ka një fontanelle të fryrë (pika e butë në krye të kokës);
  • ka një konvulsion;
  • kthehet në blu ose bëhet shumë i zbehtë;
  • vjell lëng të gjelbër;
  • defekon me gjak;
  • urinon më pak se zakonisht.

Lexo edhe: Llojet e masazhit qe qetesojne kolikat e bebes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X