Fakte rreth alergjive dhe stop talljes për këtë temë

Personat qe vuajne nga alergjite, mund ta kene jeten shume te veshtire dhe u duhet te perballen me shume probleme, e duhet te gjejne menyrat per t’i shmangur. Prandaj duhet te jemi me mirekuptues ndaj tyre dhe te mos i tallim per problemin qe kane.




0 0

Pse nuk të pëlqen macja ime? Ledhatoje pak, ajo është shumë e dashur.

Këto fjalë më kanë shoqëruar për vite me radhë nga shoqja ime e fëmijërisë. Unë vazhdimisht i thoja se nuk me lejonin prindërit ta prekja. Më kujtohen orët e gjata në spital, duke ndërruar herë një mjek e herë një tjetër derisa gjeta një mjek alergolog që trajtonte alergjinë time. Vuaja nga astma dhe më duhej të shmangia shumë gjëra si tymin, pluhurin, polenin, mykun etj, pasi më shkaktonin alergjinë dhe për rrjedhojë vështirësinë në frymëmarrje.

Ndërsa shumë vite më vonë, teksa u bllokova duke ngrënë një akullore me bajame, kuptova se duhet të eleminoja edhe bajamet, arrat, kikirikët sepse më përkeqësonin gjendjen.

Tani, për herë të parë unë po jetoj me një mace në shtëpi, sepse partneri im ka një të tillë. Kam filluar të marr shumë informacion, të lexoj studime, të pyes në forume online për gjithë kujdesin që duhet të tregoj që të mos kem probleme shëndetësore.

Pasi kam biseduar me shumë shoqe për alergjitë, kam kuptuar se si një problem më tepër mendor sesa fizik, ato janë shumë të keqkuptuara, shpesh anashkalohen si të parëndësishme, ose konsiderohen të ekzagjeruara.

Disa fakte që duhet t’i dinë ata që tallen me personat që vuajnë nga alergjitë

Fakt: Allergjitë janë kudo, gjatë gjithë kohës.

Shumë nejrëz nuk e dinë se sa të rrezikshme dhe të përhapura mund të jenë alergjitë. Kafshët shtëpiake, poleni, ushqimet etj mund të duken të padëmshme në sytë e personave që nuk vuajnë nga alergjitë, por në rastet e personave me sëmundje kronike, të gjitha këto duhet të shamngen. Dhe një mënyrë e tillë jetese, është e vështirë për ata që e vuajnë.

Fakt: Njerëzit që janë alergjikë ose intolerantë ndaj ushqimeve të caktuara nuk janë “mendjemëdhenj” dhe zgjedhjet e alternativave të sigurta nuk janë “preferenca”.

Disa njerëz që vuajnë nga alergjitë ose intolerancat ushqimore, duhet të ndryshojnë dietën e tyre dhe shpesh të refuzojnë ushqimet që u ofrohen. Kjo nuk do të thotë se ata ju shpërfillin, ju injorojnë apo preferojnë diçka më shumë se një tjetër. Në të vërtetë, ata thjesht e kanë sitlin e jetesës të kushtëzzuar dhe kanë më pak mundësi zgjedhjeje se të tjerët.

Fakt: Njerëzit që kanë alergji nga kafshët nuk janë “mizorë”, thjesht vënë në plan të parë shëndetin e tyre.

Nëse një person alergjik nuk tregohet i dashur ndaj kafshëve tuaja shtëpiake, kjo nuk do të thotë se ata janë të padashur apo  nuk janë zemër mirë. Kontakti me kafshët ata i vë në rrezik dhe duhet t’i mirëkuptoni në këtë pikë.

Fakt: Personat alergjikë nuk kërkojnë vëmendje.

Kur një person alergjik përpiqet të gjejë alternativa që nuk e vënë në rrezik, ai thjesht po kujdeset për shëndetin e tij, nuk po përpiqet të bjerë në sy. Prandaj duhet të ndalojë tallja me ta dhe duhet të edukohemi më shumë për t’i respektuar dhe pranuar.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X