Epidemia më e madhe jo ngjitëse e ditëve të sotme

0 2

Në luftën kundër mbipeshës së fëmijëve, vëmendja ndaj detajeve është e rëndësishme: madje një biberon më shumë çdo mbrëmje ose një lëng frutash në ditë më shumë mund të shkaktojë një tepricë kalorike, të proteinave, karbohidrateve të cilat, përkundrazi, duhet të shmangen që në moshë të re.

Përfshirja e figurave të ndryshme profesionale

Këtë e shpjegoi pediatrja Giuliana Valerio nga Universiteti i Napolit Parthenope, nënkryetare e Shoqatës Italiane të endokrinologjisë dhe diabetologjisë pediatrike (Siedep). Ajo sqaron se në ndjekjen e një fëmije me obezitet fëminor dhe familjes së tij, përfshirja e figurave të ndryshme profesionale është e nevojshme: trajtimi duhet të bëhet në disa nivele dhe të përfshihen profesionistë të ndryshëm”, sqaron pediatrja. Si për shembull, dietologu dhe psikologu janë figura të rëndësishme për të mbështetur tërë familjen në ndryshimin e stileve të jetesës dhe mbajtjen e tyre.

Aktiviteti fizik nxitës

Në luftën kundër mbipeshës së fëmijëve është gjithashtu shumë e rëndësishme, sqarojnë ekspertët, performanca e aktivitetit fizik, dhe jo vetëm për të balancuar numrin e kalorive që konsumohen me ato të harxhuara: ushtrimi fizik i kryer nuk ka të bëjë, në fakt, vetëm shpenzimin e energjisë “por edhe një trajnim i muskujve që çon në funksionimin metabolik dhe kardiorespirator të trupit”,- shpjegon Valerio.

Epidemia më e madhe jo infektive në të gjithë botën

Luftimi i mbipeshës së fëmijëve është një strategji për të mbajtur sa më larg sëmundjet shumë tinëzare si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare: mbipesha në fakt është faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e këtyre sëmundjeve kronike jo të transmetueshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbipesha është epidemia më e madhe jo-infektive e mijëvjeçarit të tretë (prek 650 milion njerëz në të gjithë botën).

Ta dini!

Obeziteti i fëmijëve është një shkak i shqetësimit shoqëror dhe në veçanti shpesh favorizon ngacmimin.

Lexo edhe: Kafeja mund të jetë sekreti për të luftuar obezitetin

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X