Gjidhënia parandalon obezitetin në fëmijëri

Numri i femijeve obeze eshte rritur shume se fundmi. Nje nga faktoret parandalues eshte gjidhenia ne muajt e pare te jetes.




0 1

Pavarësisht nga përpjekjet e bëra në vendet evropiane nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përqindja e obezitetit të fëmijëve mbetet e lartë, veçanërisht në mesin e atyre që nuk janë ushqyer me gji krahasuar me ata që kanë pirë qumësht gjiri (16.8% kundrejt 9.3%) dhe me shifrat më të larta sidomos tek meshkujt. Përhapja e obezitetit të rëndë, më shumë tek meshkujt, ndryshon dukshëm nga vendi në vend dhe prek majat më të larta në Evropën Jugore, me një tendencë të ulet gjatë viteve.

Gjashtë muajt e parë të jetës janë themelore për gjidhënien

Një nga këto studime tregon se në mesin e fëmijëve që janë ushqyer me gji për të paktën 6 muaj ka më pak obezë se ata që janë ushqyer me gji për më pak se 6 muaj dhe krahasuar me ata që nuk janë ushqyer fare me gji. Mesatarisht, shkalla e obezitetit në mesin e foshnjave që nuk ushqehen me gji është 16.8%, në mesin e atyre që janë ushqyer me gji për më pak se 6 muaj është 13.2% dhe në mesin e atyre që kanë pirë qumësht gjiri për më gjatë zvogëlohet në 9.3%.

Ka shumë shkaqe për obezitetin në fëmijëri

Obeziteti fëmijënor është një fenomen multifaktorial, me pasoja serioze afatgjata për shëndetin dhe shoqërinë. Si i tillë, së pari duhet të adresohet përmes parandalimit, duke filluar me ushqyerjen me gji dhe pastaj duke vazhduar me programe dhe nisma për fëmijët dhe të rinjtë për të ndihmuar në zgjedhje të shëndetshme. Por në rastin e obezitetit të rëndë të fëmijërisë, duhet gjithashtu të garantohen shërbime për të ndihmuar këta fëmijë dhe familjet e tyre që ta luftojnë atë.

Përfitimet e gjidhënies

Ushqyerja me gji sjell shumë përfitime për të gjithë fëmijët, duke përfshirë foshnjat e parakohshme, të tilla si zvogëlimi i rrezikut të obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me të.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X