Kafeja mund të jetë sekreti për të luftuar obezitetin

Pirja e kafesë mund t’i ndihmojë njerëzit të dobësohen dhe të shmangin diabetin e tipit 2, duke ndihmuar trupin të djegë kaloritë shtesë, sipas studiuesve.




0 1

Shkencëtarët thonë se një filxhan me kafe mund të djegë yndyrën. Yndyra ngjyrë kafe është indi aktiv që djeg sheqerin dhe yndyrën nga ushqimi për të ngrohur trupin. Kjo është ndryshe nga yndyra e bardhë, e cila i bën njerëzit të duken mbipeshë. Kjo është yndyra ushqimore e ruajtur nga trupi kur njerëzit marrin më shumë energji sesa përdorin.

Kafeina besohet të jetë pjesa e kafesë e cila djeg kaloritë e trupit, por shkencëtarët thonë se duhen kërkime të tjera për ta vërtetuar këtë.

Studiues nga Universiteti i Nottingham testuan teorinë e tyre në nëntë vullnetarë të shëndetshëm pasi kishin zbuluar se kjo teori kishte funksionuar në laborator.

Njerëzit ishin mesatarisht 27 vjeç dhe duhej të mos kishin bërë ushtrime, të mos kishin pirë kafeinë, drogë apo alkool deri nëntë orë para se të testoheshin.

Më pas atyre u është dhënë një kafe e çastit dhe ujë ndërsa trupi skanohej ndërkohë që shfaqeshin efektet e kafeinës.

“Rezultatet ishin pozitive dhe ne tani duhet të konstatonim nëse kafeina si një nga përbërësit në kafe po vepronte si një stimul ose nëse kishte komponentë të tjerë që ndihmonin në aktivizimin e yndyrës ngjyrë kafe”, thonë studiuesit.

Skanimet termike treguan se yndyra ngjyrë kafe e njerëzve, e cila zakonisht ndodhet në qafën e tyre u bë më e nxehtë kur pinë kafe, duke treguar se ajo po punonte për të djegur kalori.

Nuk ishte e qartë nga studimi nëse një filxhan kafeje në mëngjes do të ishte e mjaftueshme për të shkaktuar djegien e kalorive gjatë gjithë ditës apo nëse njerëzit duhet ta pinë më shpesh kafen.

Ndryshe nga yndyra e bardhë, e cila nëse grumbullohet kërkon më shumë kalori, yndyra ngjyrë kafe është një ind i cili funksionon për të ngrohur trupin duke djegur energji. Ajo gjendet në sasi të mëdha tek foshnjat dhe kafshët që bien në letargji si arinjtë.

Ekipi gjithashtu zbuloi se kur yndyra kafe u aktivizua, trupi bëri një punë më të mirë për kontrollin e sasisë së sheqerit dhe yndyrës që qarkullonin në gjak.

Ky përmirësim i kontrollit të glukozës në gjak mund të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve nga diabeti i tipit 2, i cili prek miliona njerëz në botë.

Lexo edhe: A më bën keq të fle menjëherë pasi konsumoj ushqimin?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X