Psoriasis- lidhja me diabetin e tipit 2. Ja si të largohet rreziku

0 0

Ndoshta dikush do të mendojë se nuk ka asnjë lidhje mes një sëmundje të lëkurës si psiorasis dhe diabetit, mirëpo e vërteta është krejt ndryshe.

Përmirësimi i shëndetit të lëkurës mund të jetë me rëndësi të madhe për kontrollin e sheqerit në gjak, duke ulur dhe mundësitë për zhvillimin e diabetit.

Lidhja e psoriasis me diabetin e tipit 2

Një studim i bërë së fundmi në Glasgow, nga hulumtuesit britanikë nga King ‘s College në Londër ka zbuluar se nëse trajtohet psoriasis dhe zhdukja e shenjave të kuqe në lëkurë, kjo mund të jetë vendimtare për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Rrjedhimisht kjo do të reduktojë rrezikun e diabetit.

Një sëmundje kronike

Rreth 2-3% e popullatës në botë vuan nga psoriasis, sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e lëkurës, duke shkaktuar një rritje të qelizave të reja epidermale që sjellin më pas kruajtje dhe plagë. Aktualisht nuk ka shërim për psoriasis dhe vetëm trajtimet me kremra apo medikamente mund të lehtësojnë simptomat. Për më tepër, disa studime kanë treguar tani se psoriasis rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Mekanizmat biologjikë të veçantë që lidhin dy çrregullimet janë ende të panjohura, por, nëse përcaktohen, mund të çojnë në terapi të reja për të trajtuar pacientët që vuajnë nga problemet e lëkurës dhe të reduktojnë rrezikun.

Zbulimet e fundit

Studiuesit në Kolegjin King’s London përdorën monstra të lëkurës njerëzore dhe asaj shtazore për të kërkuar ndryshime të shkaktuara nga psoriasis që mund të ndikojnë në zhvillimin e diabetit. Lëkura e minjve me psoriasis ka zhvilluar inflamacion dhe rezistencë ndaj insulinës, një tipar kyç i zhvillimit të diabetit. Këto ndryshime përfshinin rënie në kapacitetin e marrjes së glukozës në indet e yndyrës nën lëkurë dhe rritjen e prodhimit të insulinës.

Duhet të dini

Ekipi britanez tani dëshiron të identifikojë elementët që çlirohen nga lëkura me psoriasis, të cilat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e diabetit. Qëllimi është gjetja e objektivave të rinj potencialë terapeutikë për trajtimin e rezistencës së insulinës dhe diabetit.

Lexo edhe: Orët shtesë në punë rrisin rrezikun e diabetit.

Sorry, there are no polls available at the moment.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X