A më bën keq të fle menjëherë pasi konsumoj ushqimin?

0 0

Një pjesë e madhe e njerëzve duan të shijojnë një sy gjumë pasi kanë ngrënë drekë, apo të shtyjnë orarin e darkës sa më shumë, duke dalë jashtë. Ju me të drejtë mund të pyesni nëse është e shëndetshme nëse shtyni orarin e ngrënies sa më afër gjumit.

Nuk ka dyshim që ne shpesh ndihemi të përgjumur pasi kemi ngrënë, por a duhet të flemë direkt apo të presim pak kohë para se të shtrihemi? Por fjetja menjëherë pas ngrënies së ushqimit mund të mos jetë e mirë për trupin tuaj.

Pse zakonisht ndihemi të përgjumur pas ngrënies?

Sapo mbaroni së ngrëni ushqimin, truri juaj sinjalizon organet për të filluar tretjen e ushqimit. Qarkullimi i gjakut bëhet më i përqendruar rreth sistemit të tretjes. Zhvendosja në intensitetin e furnizimit me gjak ndikon edhe në tru. Ky ngadalësim i gjakut në tru mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur.

Si ndikon në shëndetin tuaj fjetja menjëherë pas ushqimit?

Trupi juaj kërkon që në mënyrë ideale të tretet ushqimi që konsumoni për të fituar energji dhe kjo do të bëhej shkëlqyeshëm nëse do të qëndronit në mënyrë vertikale, pra në këmbë. Kështu kur ju flini pasi keni ngrënë nuk e lejoni trupin të kryejë këtë funksion, duke çuar në pasojat e mëposhtme:

1.Gjumi pas ngrënies çon në shtimin në peshë

Menjëherë fjetja pas ngrënies mund të shkaktojë shtim në peshë. Kjo është për shkak se trupi juaj ka nevojë për të djegur kaloritë që keni konsumuar nga vakti, por në vend të kësaj, ju flini, që do të thotë se trupi juaj do t’i ruajë këto kalori. Një sasi e tepërt e kalorive në trup çojnë në shtimin e peshës. Shkurtimisht, duke fjetur pas ngrënies ju shëndosh.

2.Mund të shkaktojë refluks acid.Kjo është një gjendje kur ushqimi që përmban stomaku juaj të shtyhet përsëri drejt ezofagut. Ky refluks shkakton një ndjesi djegieje në gjoks. Kjo ndodh kur fle menjëherë pasi ke ngrënë ushqim.

3.Mund të shkaktojë probleme në tretjen e ushqimeve.

Nëse flini menjëherë pas konsumimit të drekës ose të darkës, ushqimi juaj nuk tretet ashtu siç duhet. Ushqimi i patretur mund të shkaktojë probleme si djegie të zorrëve, fryrje, gazra, aciditet etj.

4.Mund të rrisë shanset për goditje në tru.

Kjo, për shkak se ushqimi i patretur mund të shkaktojë një çekuilibër në nivelet e sheqerit në gjak dhe në presionin e gjakut, dhe në raste ekstreme, kjo mund të çojë në goditje në tru.

Sa kohë duhet të prisni për të shkuar në gjumë pasi keni ngrënë ushqimin?

Rekomandohet që ju duhet ta lini trupin tuaj të tretë ushqimin që keni ngrënë para se të flini. Megjithëse ushqime të ndryshme mund të marrin kohë të ndryshme për t’u tretur, është mirë që të prisni për të fjetur të paktën 2-4 orë pasi keni ngrënë ushqimin tuaj.

Ushqimet para gjumit që janë të shëndetshme për t’u konsumuar.

Megjithëse nuk është një ide e mirë të përtypni diçka para gjumit, ndonjëherë mund të jeni të uritur dhe mund të konsumoni diçka. Ne ju sugjerojmë që të hani diçka të shëndetshme dhe ushqyese, në vend të grumbulloni kalori të padobishme.

Më poshtë ju japim disa rekomandime të shëndetshme që mund t’i përdorni për të frenuar  urinë natën vonë:

  • Një gotë qumësht i ngrohtë me mjaltë është një opsion i shëndetshëm dhe që ju bën të flini mirë.
  • Një filxhan kos pa yndyrë ju ndihmon për barkun.
  • Pak biskota të thata me gjalpë kikiriku do t’ju ndihmonte që stomaku juaj të pushojë.
  • Një filxhan drithëra me qumësht pa yndyrë.
  • Shmangni ushqimet e yndyrshme, të skuqura ose me kalori, pasi ato jo vetëm që mund të jenë të vështira për t’u tretur por do t’ju shkaktojnë probleme me gjumin.

A ndikon në gjumin tuaj konsumimi shumë i vonë i darkës?

Ushqimi dhe gjumi kanë një marrëdhënie shumë komplekse, por interesante. Disa ushqime mund të nxisin një gjumë të mirë dhe t’ju bëjnë të flini si një fëmijë. Pastaj ka ushqime si çokollata, pijet energjie, pijet me soda etj, që na mbajnë zgjuar nëse i konsumojmë para gjumit. Prandaj, me të vërtetë duhet të jemi të kujdesshëm për atë që hamë në darkë sepse mund të ndikojë drejtpërdrejt në gjumin tonë. Gjithashtu, nëse konsumoni ushqim para gjumit, ekziston mundësia që të vuani nga një periudhë aciditeti ose urthi, gjë që do të ndikojë tek mënyra e fjetjes.

Gjumi i çrregullt

Ka njerëz që nuk ndihen fare të prekur nga ato që konsumojnë para gjumit, por sigurisht që nuk do të thotë se ata duhet të hanë çfarë të duan, vetëm sepse gjumi i tyre nuk po ndërpritet. Pra pyetja nuk është në lidhje me gjumin, por me ushqimin që po tretet. Prandaj, nuk rekomandohet të flini pas çdo vakti ose të shtriheni pas çdo ngrënieje.

Është e rëndësishme që të lini një kohë të konsiderueshme midis periudhës së ngrënies dhe gjumit. Ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm para gjumit, dhe shmangia e ushqimeve që nuk duhen janë gjëja e duhur që mund të bëni për të pasur gjumë të mirë dhe shëndet të mirë. Megjithatë, nëse keni urth, refluks acidi ose ndonjë çështje që lidhet me gjumin, ne ju sugjerojmë që të vizitoheni tek mjeku dhe të merrni ekzaminimin e duhur për të përjashtuar ndonjë gjendje tjetër shëndetësore.

Lexo edhe: Si ndikon ushqyerja në cilësinë e gjumit të fëmijës?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X