E ofendojnë për mënyrën si po mëson të bijën, përgjigja e nënës

0 0

Jamie Otis një nënë e re me vogëlushen e saj dy vjeçare ndan shumë pjesë nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram. Së fundmi ajo po poston lidhur me trajnimin që po i bën të bijës për të mësuar të shkojë në uturak për të kryer nevojat personale.

Ky është një nga mësimet më të vështira që prindërit mund t’u japin fëmijëve dhe kërkon shumë kohë dhe Otis e di mirë këtë. Ajo ka provuar shumë mënyra vetë si dhe ka pyetur nënat e tjera për këshillat e tyre më të mira.

Por në vend që të ofronte këshilla të dobishme, një nga ndjekëset e saj vendosi të kritikojë Otis për zgjedhjen e saj, kur e lë fëmijën të bëjë çfarë mundet, nëse nuk shkon dot vetë deri te uturaku.

“Seriozisht?”, shkruajti komentuesja. “E lejon të urinojë në gjithë shtëpinë? E ku është trajnimi këtu?”

Otis e ka shpërndarë këtë koment në story, në llogarinë e saj në Instagram së bashku me një përgjigje, ku i thotë nënës në fjalë të mos përdorë këtë gjuhë me nënat e tjera, pasi ajo e ka fëmijën e parë dhe nuk ka eksperiencë në këtë fushë e për rrjedhojë nuk është eksperte.

Otis është përpjekur ta mësojë fëmijën të shkojë në tualet që nga muaji prill, me një ndërprerje në mes, siç mund t’i ndodhë çdo nëne dhe tani ka rifilluar.

Lexo edhe: Kur të panjohurit kritikojnë publikisht fëmijët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X