E dashur shoqeri, une di se cfare jam duke bere me femijen tim!

0 0

Atë ditë mbylla derën dhe qava! Doja të largohesha dhe të mos përballesha me botën, por ishte dikush që më priste dhe ishte totalisht i varur nga unë. Këto kanë qënë ditët e mia fillestare si nënë dhe e kam dashur shumë foshnjën time, më ka kënaqur shpirtin ardhja në jetën time, por nuk dija të kujdesesha për të. mbaj mend se infermieret më kanë folur në spital në lidhje me fuqinë e instiktit të nënës por sinqerisht e vetmja gjë që më vinte ndër mend në ato momente ishte “pse nuk është kjo gjë pak më e thjeshtë në praktikë?”.

Para se të bëhesha nënë nuk e kisha idenë si duhej të sillesha me një fëmijë, dhe madje as në atë moment nuk e kisha. Vajza ime lindi nën peshë duke qënë se nuk erdhi në jetë në kohën e duhur dhe menjëherë pas kthimit në shtëpi u përballa me një masë të madhe kritikash dhe këshillash tepër konfuze. Të gjithë të afërmit dhe miqtë e mi ishin atje për të dhënë sygjerime të panumërta. “Mbaje kështu, mos e mbaj ashtu, ushqeje me gji me orar, ushqeje pa orar, ajo duhet të flejë me ju, ajo duhet të flejë në shtratin e saj…” dhe madje askush nuk largohej nga shtëpia pa e vënë re sa e dobët dukej vajza ime.

Të gjitha këto bënë që stresi im të arrinte kulmin derisa një ditë u mbylla në dhomën time dhe fillova të qaja. Ndihesha në faj që e solla në jetë vajzën time për të përballur me njerëz kaq të pandjeshëm. Në atë moment dëgjova zërin e bebes time, dukej sikur më thërriste “mami të dua, dhe kam nevojë për ty. Ti je i vetmi person që në nevojitet!” Kjo ishte si një thirrje që tingëllonte pa pushim tek veshët e mi.

E morra në krah dhe menjëherë kuptova mesazhin e fjalëve të infermiereve në spital! Tani e kuptova atë që ato nënkuptonin. Vendosa të mbyllja veshët dhe të besoja vetëm tek zemra ime. Në vazhdim fillova të ndihesha mirë kur gjërat funksiononin në mënyrën e duhur dhe nxirrja mësim kur bëja gabime. Me vendosmërinë time bëra gjithmonë atë që mendoja se ishte e drejtë për foshnjën time. Dhe më tepër forcë merrja nga fjalët e mjekut kur në takim më thoshte se vajza ishte duke u rritur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo nuk është vetëm historia ime, kjo është historia e shumë nënave që ashtu si unë përballen vazhdimisht me presionin e këshillave që jepen nga personat që i rrethojnë. E rëndësishme është të luftoni për të krijuar një ekuilibër mes presioneve shoqërore dhe instikteve tuaja!

Cila është historia juaj pas lindjes? Nëse keni dëshirë mund ta ndani me nënat duke e dërguar në adresën e emailit [email protected] 

Lexo edhe: Jeta para dhe pas lindjes se femijes

                       Perse pas lindjes kemi aq shume uri?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X