E dini se cilat janë ato ndryshime që do të karakterizojnë jetën tuaj pas lindjes së fëmijës? Ja disa prej tyre!
Si ndryshon jeta pasi sillni në jetë një fëmijë
Pas ardhjes në jetë të një fëmije, ndryshimet nuk do të jenë vetëm në aspektin emocional por edhe në atë të përditshmërisë. Menjëherë do ta gjeni veten duke bërë disa veprime që më parë nuk i kishit menduar se do t’i bënit, por që tani do t’ju kthehen në një rutinë dhe do të jenë krejtësisht normale.
- Gjumi nuk do të jetë më si më parë. Edhe pasi fëmija të rritet dhe të flejë përgjatë gjithë natës, ju nuk do të bëni gjumin e shkujdesur që bënit më parë.
- Interesat tuaja do të ndryshojnë. Tashmë do ta gjeni veten duke dëgjuar edhe në makinë muzikë fëmijësh, do të prenotoni pushimet tuaja 5 muaj para në mënyrë që të gjeni vendin e përshtatshëm për fëmijën tuaj, do të kërkoni restorantet me ushqim të përshtatshëm edhe për fëmijën tuaj e kështu me rradhë.
- Edhe miqësia do të ndryshojë. Ju do të mund të bëni shoqëri me gra dhe njëkohësisht nëna me të cilat tashmë keni një të përbashkët, fëmijën! Këto miqësi funksionojnë vërtet!
- Pamja juaj e jashtme. Edhe këtu do të ndodhin ndryshime. Nëse më parë ishit gjithmonë e rregulluar deri në detajin më të vogël,dhe kishit veshur këpucët me taka 12 cm, tashmë mund edhe ta gjeni veten ndonjë ditë me flokët e parregulluar dhe atletet do të bëhen shoqërueset tuaja më të mira.
Më e rëndësishmja që duhet të përmendim është se pas lindjes tek gruaja ndryshon diçka tjetër. Ajo bëhet më e aftë për t’u përshtatur me situata të ndryshme, për të pasur energji tepër të mëdha në lidhje me gjithçka që duhet të bëjë dhe mbi të gjitha ajo bëhet e aftë të bëj shumë gjëra njëkohësisht për fëmijën, veten e saj, punën dhe gjithë familjen. Të gjitha nënat janë të forta, ti je shumë e fortë!
Lexoni dhe: 6 gjërat që do t’ju surprizojnë në javën e parë pas lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu