Pushimet e para me te porsalindurin

0 0

Në momentin që në udhëtimin e pushimeve verore do të jetë edhe një bebe e vogël ju duhet të mendoni me kujdes në lidhje me destinacionin ku do të shkoni. Kjo është shumë e rëndësishme sepse fëmija mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor, një dhomë dhe krevat të përshtatshëm, vendin ku do të bëjë banjon, ku do të ushqehet, pra në përgjithësi është edhe një çështje që ka lidhje me komoditetin e gjithë familjes.
Disa zgjidhje praktike në lidhje me pushimet me të porsalindurin
Një zgjidhje shumë e mirë do të ishte të prenotonit një apartament, si një alternativë më e mirë se hoteli. Pra një shtëpi në det ose në mal do të ishte ajo që do t’ju duhej. Përsa i përket transportit, mjeti më i rehatshëm për fëmijën do të ishte makina në mënyrë që të mund të merrni gjithçka do t’ju nevojitej në lidhje me kujdesin ndaj fëmijës.
Cilat janë sendet që do të nevojiten gjatë pushimeve me të porsalindurin?
Në valixhe duhet të futen të gjitha sendet që fëmija përdor zakonisht por edhe gjëra të tjera shtesë. Disa prej tyre janë:
• Veshje të përshtatshme në lidhje me vendin ku do të shkoni. Kapelja dhe çarçafët e vegjël prej pambuku janë të domosdoshëm.
Bebelina në sasi të mëdha.
• Letra të lagura.
• Pudër e lëngshme.
• Detergjentë anti-bakterialë.
Biberonat dhe ushqimet që konsumon fëmija. Nëse ushqehet me qumësht pluhur duhet të llogarisni sa kuti do t’ju nevojiten. Në këtë rast merrni 2-3 kuti tepër.
• Pomada kundër skuqjes me oksid zinku.
• Solucion fiziologjik dhe pompë hundësh.
• Shurup kundër temperaturës, ilaç për dhimbjen e veshit, ilaç për dhimbjet e barkut si edhe enterogermina (në rast se fëmija ka të vjella apo diarre zëvendëson kripërat e humbura).
• Krem mbrojtës me faktor shumë të lartë.
• Sprai kundër mushkonjave.
• Termometër.
Nëse fëmija është mjaftueshëm i rritur duhet të merrni edhe disa lodra. Preferoni ato që mund të përdoren në breg të detit apo në rërë (kovat me lodra të përshtatshme për në plazh). Para se të bëni gati valixhen duhet të kujdeseni për të mësuar se çfarë temperaturash do të ketë vendi ku do të shkoni gjatë atyre ditëve.

Lexoni dhe :Ksamili, i pakrahasueshem me asnje tjeter!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X