Gjumi është thelbësor për shëndetin dhe bukurinë. Sa më pak që fle aq më pak tërheqës dhe i besueshëm jeni.
Orët e gjumit mund të lexohen në fytyrë;
Ata që flenë pak nuk janë tërheqës. Fytyra punon si një letër që mund të zbulojë shumë. Nga gjendja e shëndetit deri në nivelin e lodhjes, në sytë e të tjerëve nuk mund të fshihet. Në revistën “Royal Society Open Science”, një studim i Universitetit të Stokholmit ka analizuar efektet e mungesës së gjumit në pamjen tonë. Mostra përbëhet nga 14 gra dhe 11 burra (të moshës 18 deri në 47 vjeç). Ata janë fotgrafuar pasi kanë fjetur vetëm katër orë në dy ditë. Dhe më pas janë fotografuar pasi kanë bërë gjumë të rregullt. Fotografitë janë marrë në të njëjtën kohë të ditës. Ata ishin veshur me një T-shirt gri, flokët e lirë, pa make up dhe bixhuteri.
Gjykim i jurisë
Pas sesionit fotot i janë nënshtruar një analize me 122 gjyqtarë. (65 femra dhe 57 meshkuj, të moshës mes 18 dhe 65 vjeç) të cilët vlerësuan fotot sa tërheqëse ishin. Përveç kësaj, u shqyrtuan edhe nivelet e shëndetit, pagjumësisë dhe besimit të transmetuar nga 25 fotot. Kur kishte mungesë gjumi të njëjtat foto u përcaktuan më pak tërheqëse, më pak të shëndetshme dhe padyshim më të përgjumur. 122 gjyqtarët preferuan të shoqëroheshin me ata që kishin pushuar më mirë dhe më shumë.
Tina Sundelin në Universitetin e Stokholmit u shpreh se “Rezultatet e testit tregojnë se mungesa e gjumit në fakt është e dukshme në pamjen tonë. Të gjithë ata pranuan se ndihen të gatshëm të jenë më të përgjegjshëm në lidhje me rëndësinë që duhet t’i kushtojnë gjumit.
Studimi është për të kuptuar se si mungesa e gjumit ndikon në marrëdhëniet me të tjerët në një kontekst të pandërprerë. Kjo vlen edhe për nënat e reja, të cilët “detyrohen” të flejnë më pak për shkak të ritmit të gjumit të foshnjës. Por ato duhet të përpiqen të pushojnë kur fëmija fle gjatë natës, por edhe gjatë ditës.
Lexo edhe: Bukuria e cdo moshe
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu