Bukuria e cdo moshe

0 0

Që çdo grua të ndihet e bukur në çdo moshë!
Jam 20 vjeç!
Fiziku është i tonifikuar dhe lëkura e tendosur, flokët të fortë dhe të trashë. E megjithatë pothuajse çdo femër mund të mendojë dhe shprehë ndonjë “defekt”. Hunda është tepër e madhe, gjoksi tepër i vogël, kofshët shumë të trasha, nga këto xhinse më duken shumë keq ijet… Duket se nuk mbarojnë kurrë. Por përse nuk bëheni pak më praktike? E dini se në këtë moshë keni një freski dhe bukuri guximtare? Dëshironi të ndiheni mirë? Merruni me aktivitet fizik, mos harroni se muskujt kanë memorje, atë që do t’i servirni tani do të kujtojnë gjithë jetën. E ndërsa bëni këtë mos harroni të përshtasni edhe stilin apo tualetin tuaj me freskinë e moshës.
Bukuria në moshën 39-vjeçare
Tani keni më shumë siguri karshi meshkujve. Tani mendoni se duhet të bëheni të bukura për veten tuaj dhe jo për sytë e personave të tjerë, pra nuk e mendoni të qënit e bukur si një alternativë për të ndjekur modën apo për t’i pëlqyer gjinisë tjetër. Tani filloni të kuptoni se stresi ju shëndosh më shumë se në moshën 20-vjeçare. E vetmja gjë që duhet të shtoni në rutinën e ditës tuaj është kremi mbrojtës. Ju këshillojmë të përpiqeni të jeni gjithmonë vetvetja. Të kesh një karakter të fortë dhe unik ka më shumë vlera se një takim tek parukierja.
Një grua 40-vjeçare…
Është për t’u admiruar vetëvlerësimi që një grua në këtë moshë ka. Pas moshës 38-39 vjeçare diçka brenda gruas ndryshon. Nëse deri tani ajo ka menduar se nuk ka qënë e bukur, tani fillon të jetë e bindur se ka qënë! Por “fatkeqësisht” tani lëkura ka filluar të shfaqë rrudhat dhe shenjat e para të rënies, nuk është më e tendosur si më parë. Kujdesi për trupin nuk duhet të lihet në dorë të rastësisë.
Bukuria në moshën 50-vjeçare
Është një moshë e vështirë që për disa gra mund të rezervojë surpriza. Disa gra tani mund të ndihen më të bukura se më parë pikërisht për shkak të kujdesit të duhur që kanë treguar për trupin, lëkurën, flokët… gjatë gjithë viteve të rinisë. Lëkura juaj duhet të përkëdhelet si ajo e një të porsalinduri, kujdesi për flokët duhet të jetë maksimal, dhe më e rëndëisshmja veshja duhet të jetë e duhura. Gëzoni ato pak rrudha që mund të keni dhe qëndroni larg bisturisë! Në çdo moshë gruaja mund të jetë e bukur nëse mëson si ta vlerësojë pamjen e saj!


 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X