Hormonet i japin një bukuri edhe më të madhe gruas shtatëzanë, bukuria e cila pas lindjes “venitet” si pasojë e rënies së nivelit të hormoneve për këtë arsye është e nevojshme që gruaja të tregojë kujdesin e duhur gjatë 9-të muajve të shtatëzanisë.
Fytyra: përdorni produkte natyrale, me përmbajtje vitaminash ose të posaçme për shtatëzaninë.
Tualeti: tualetet tuaja duhet të jenë pa përmbajtje kimikatesh. Mos përdorni produkte të blera në treg origjina e të cilave është dyshuese.
Trupi: edhe pse lëkura duket e shkëlqyeshme ka tendencën të thahet shumë shpejt dhe nëse deri tani nuk keni përdorur krem apo vaj hidratues është momenti ta bëni. Kini kujdes kryesisht zonën e barkut, hijeve dhe kofshëve.
Flokët: përdorni produkte me bazë kamomili, hithre ose aloe vera. Nëse ato bien shumë mund të merrni vitaminë A ose B (këshillohuni edhe me mjekun). Mos përdorni shkumë ose llak flokësh pasi dëmtojnë fetusin.
Boja e flokëve: një dilemë për shumë nëna. Zakonisht mjekët e ndalojnë gjatë trimestrit të parë, dhe më pas gruaja mund të përdorë bojë pa amoniak apo henne. Henne mund të përdoret që në javët e para duke qënë se është produkt bimor.
Këmbët: duke qënë se mbajnë shumë peshë mund të mos kenë një qarkullim të mirë të gjakut. Ju duhet të përdorni krem se xhel kundër lodhjes.
Depilimi: evitoni makinën depiluese si edhe dyllin.
Gjoksi: bëni vazhdimisht masazh duke theksuar thithat. Përdorni krem ose vaj për të rritur elasticitetin e lëkurës.
Duart dhe thonjtë: përdorni krem për duart. Manikyri duhet të jetë cilësor.
Nëse dëshironi të lyeni thonjtë. Evitoni trajtimet profesionale.
Dhëmbët: higjena e dhëmbëve është shumë e rëndësishme. I lani ata vazhdimisht si edhe përdorni fijet dentare.
Nxirrja: absolutisht nuk duhet të nxiheni me solar. Mund ta bëni këtë duke shkuar në plazh, por kujdes me këmbët pasi mund të theksohen strijat si edhe të shfaqen variçet.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu