Dobesohuni me nje banjo te ngrohte

0 0

Mund të dobësohemi duke bërë banjo të nxehta? Mesa duket po! Megjithatë duhet të themi se impakti me ujin e nxehtë (rreth 40 gradë) nuk duhet të jetë shumë i gjatë. Nëse ndodh diçka e tillë ju do të hiqni 126 kalori pa ndonjë sforcim të madh.

Më efikase se pedalimi

Interesant është fakti se një banjo e nxehtë nuk është efikase vetëm për të rënë nga pesha por edhe për të mbajtur nën kontroll nivelin e glicemisë më shumë se një pedalim për rreth 1 orë, kjo pasi ajo favorizon lëshimin e proteinave gjatë shokut termik, duke bërë që të absorbohet më tepër glukozë. E gjithë kjo bën që niveli glicemik të ulet dhe për pasojë diabeti të mbahet nën kontroll, ndërsa pesha të bjerë.

Nuk e zëvendëson aktivitetin fizik

Kujdes! Kjo nuk do të thotë se ju duhet të anashkaloni kryerjen e aktiviteteve fizike si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll peshën dhe sëmundjet metabolike. Banjoja e nxhetë duhet të shoqërojë aktivitetin e përditshëm fizik.

Jo për të gjithë është diçka efikase

Kjo praktikë nuk duhet të kryhet nga të gjithë dhe mbi të gjitha nuk duhet të kryhet në mënyrë të tejzgjatur. Kush nuk duhet të kryejë banjo të nxehta? Gratë shtatëzana dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, kjo pasi nxehtësia mund të ulë presionin e gjakut. Kujdes duhet të kenë personat që vuajnë nga varicet dhe kanë probleme të përgjithshme me qarkullimin e gjakut sepse nxehtësia mund të zgjerojë edhe më shumë venat dhe kapilarët e gjakut. Banjot duhet të evitohen edhe nga personat që kanë probleme me celulititn, kjo pasi ky problem lidhet me problemet e qarkullimit të gjakut. Gjatë banjove këshillohen të përdoren algat ose kripa e detit të vdekur. Këto njihen për vetitë e tyre antioksidante dhe stimuluese të efektit të dobësimit.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X