Dërgon burrin në dyqan, ja pse dukej mision i pamundur

0 0

Karen Alpert, blogerja amerikane, i kaloi oret e hershme të mëngjesit duke u angazhuar me punë, ndërkohë që ajo thotë se burri i saj e kaloi këtë kohë i shtrirë në krevat, duke pushuar. E dëshpëruar se i duheshin shumë gjëra në shtëpi për të vijuar përmbushjen e detyrave, ajo zgjoi të shoqin dhe e dërgoi atë në një dyqan ushqimor për të bërë pazar me një listë shumë interesante artikujsh.

Ajo i ngarkoi burrit të saj një detyrë të vështirë që nuk ishte mësuar ta bënte më parë e në listën blerjes përfshiheshin gjëra aq specifike, si qumësht me vetëm 3% yndyrë, djathë i butë, luleshtrydhe pa fara, ushqim për dietën “Coke” ( një dietë e re për të cilën ai nuk kishte dëgjuar kurrë më parë) etj.
Pa dyshim, ai po hynte në një mision të pamundur.

“Bashkëshorti im ka qënë shtrirë në shtrat gjatë gjithë mëngjesit, ndërsa unë po bëja aq shumë gjëra, kështu që më në fund u mërzita dhe e dërgova në dyqan ushqimor… Me një listë të veçantë të blerjeve”, – shkruan Karen në blogun e saj.

Postimi ka ngjallur reagimin e mijëra prindërve, dhe është shpërndarë rreth 60.000 herë.
Të gjithë duhet të pranojmë, nëse jemi prindër, pesha e punëve të shtëpisë nuk duhet të bjerë mbi supet e një personi. Kur merreni me punë së bashku, jo vetëm që jeni një ekip më të mirë, por ju bën prindër më të lumtur.

“Ndër të tjera, kjo është një mënyrë e pagabueshme për ta mbajtur burrin të zënë gjithë ditën”.

Lexo edhe: Ndarja e puneve eshte sekreti per nje jete seksuale te mire






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X