Çfarë i bën nyjet dhe kockat të kërcasin dhe a është kjo shenjë e ndonjë sëmundje?

Nyjet lëshojnë një shumëllojshmëri të zhurmave, duke përfshirë kërcitjet, sikur kockat thyhen apo plasariten.




0 0

Termi mjekësor për këto zhurma është “crepitus”, nga latinishtja “kërcitje”. Njerëzit e të gjitha moshave mund të pësojnë crepitus, megjithëse kjo gjë bëhet më e zakonshme në pleqëri.

Por çfarë i shkakton kërcitjet në nyjet e kockave?

Flluskat e ajrit që formohen në hapësirat e nyjeve janë shkaku më i zakonshëm i shfaqjes së kërcitjeve. Kjo zhurmë ndodh në nyje ku ka një shtresë lëngu që ndan dy kocka. Nyjet mund të detyrohen të ndahen përmes lëvizjeve natyrore të përditshme, ose mund të ndodhin edhe tek kocka të tilla si ato në duart e një njeriu që vuan nga osteoporoza.

Kur kjo ndodh, presioni i ulët në hapësirën e përbashkët të kockave (nyje) bën që gazrat brenda lëngut synovial (një lubrifikant natyral në nyje) të formojnë një zgavër gazi, i cili përfshin oksigjen, azot dhe dioksid karboni.

Zhurma nga kërcitja mund t’ju trembi, veçanërisht nëse kjo gjë nuk ju ndodh shpesh, por rrallë kjo lloj zhurmë mund të jetë një shenjë se diçka nuk po shkon siç duhet.

Debati shkencor

Historikisht, ka pasur shumë debate rreth asaj se si kjo flluskë ajri e shkakton zhurmën ose kërcitjen. Një studim i ndërmarrë në 1947 ishte hera e parë që anatomistët u përpoqën ta kuptojnë këtë fenomen. Ata arritën në përfundimin se flluskat u formuan pasi u prodhua një zhurmë plasaritëse. Por një studim i mëvonshëm pretendonte se zhurma në të vërtetë rezulton nga shpërthimi i flluskave.

Konflkti shkencor prodhoi shumë debate dhe nuk u zgjidh derisa një studim i vitit 2015 vërtetoi se është formimi i flluskës që e krijon kërcitjen. Më pas duhet një kohë që gazrat të grumbullohen – kjo është arsyeja pse pasi i keni kërcitur njëherë gishtat apo gjunjët, nuk mund t’i kërcisni direkt.

Me siguri do të keni dëgjuar në fëmijëri që nëse kërcisni gishtat do sëmureni nga artriti. Disa studime kanë treguar që kjo nuk është e vërtetë. Një studiues ishte aq i përkushtuar për të parë nëse kjo gjë shkaktonte artrit, sa që ai për 60 vite kërciste kockat. Por në fund rezultoi se nuk pati asnjë shenjë të artritit.

Ndonjëherë, ekziston një shkak anatomik për kërcitjet. Kjo ndodh kur strukturat indore që lidhin muskujt me kockat zhvendosen mbi zgjatjet e kockave, dhe më pas shkojnë përsëri në vend. Kjo kërcitje zakonisht dëgjohet në gju kur lëviz nga një vend i ulur në një pozicion në këmbë, ose kur ngjit shkallët. Kjo ndodh gjithnjë e më shumë me plakjen, pasi muskujt tanë humbasin elasticitetin dhe zvogëlohen në madhësi dhe forcë.

Kur duhet të shqetësoheni

Në hapësirat e kyçeve ose nyjeve, sipërfaqet e kockave që fërkohen së bashku janë të mbuluara nga një shtresë kërci. Kërci vepron për të zbutur ndërveprimet midis dy kockave. Por, në sëmundjet e kyçeve, siç është osteoartriti, kërci zhduket. Kjo lejon që kockat të kontaktojnë drejtpërdrejt me njëra-tjetrën, duke rezultuar në një ndjesi të pakëndshme, të dhimbshme, bluarëse dhe kërcitje. Në të gjithë botën, osteoartriti prek 50% të njerëzve mbi moshën 65 vjeç. Dhimbja nga osteoartriti mund të menaxhohet me trajtime të ndryshme.

Kërcitjet e nujeve janë një dukuri e zakonshme. Shumicën e kohës ka një shkak fiziologjik, sesa një patologjik, për nyjet që kërcasin. Nëse ky është rasti, nuk duhet të shqetësoeni. Në fakt, antilopat kanë treguar se përdorin me qëllim kërcitjet e kockave për të demonstruar aftësinë e tyre të luftimit. Por çdo zhurmë që vjen nga nyjet për një periudhë të zgjatur, ose që shkakton dhimbje, duhet të ekzaminohet nga një mjek.

Lexo edhe: Edhe fëmijët mund të kenë probleme me kockat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X