Faktorë të tillë si mosha dhe gjinia ndikojnë në rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e kockave, osteoporoza, por disa mënyra të të jetuarit shëndetshëm mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni rreziqet.
Ecni shpejt për 10 minuta, tri herë në ditë
Ushtrimet fizike ndihmojnë për të mbajtur kockat të forta. Sipas ekspertëve të shëndetit 150 minuta aktivitet aerobik në javë do të ishin ideale, por mund të filloni duke bërë 3 herë në ditë ecje të shpejtë për 10 minuta.
Mos pini duhan – veçanërisht kur jeni i ri
Duhanprija ka ndikim në qelizat e ndërtimit të kockave, sidomos tek njerëzit më të vegjël se 30 vjeç. Duhanpirësit janë në rrezik të lartë të osteoporozës dhe ndalimi i duhanit ka të ngjarë të përmirësojë forcën kockore.
Pesha shumë e ulët trupore nuk ju ndihmon
Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni mbipeshë, por njerëzit e dobët kanë më pak masë totale të kockave. Si rezutlat, humbja e sasive të vogla të peshës, mund të shkaktojë lehtësisht thyerje të kockave.
Terapia e zëvendësimit të hormoneve
Gratë kanë katër herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të marrë osteoporozën, pasi nivelet e tyre të estrogjenit bien pas menopauzës. Terapia e zëvendësimit të hormoneve mund të ndihmojë në ruajtjen e eshtrave të forta dhe në parandalimin e thyerjeve.
Nuk keni nevojë për shtesa të kalciumit, por merrni parasysh vitaminën D
Marrja e kalciumit shtesë mund të çojë në depozita të dëmshme rreth zemrës, duke rritur rrezikun e infarktit kardiak. Ju keni nevojë për rreth 10 mikrogramë në ditë të vitaminës D për kocka të shëndetshme; 90% vjen nga veprimi i dritës së diellit në lëkurën tonë dhe 10% nga dieta. Njerëzit që kurrë nuk e ekspozojnë lëkurën e tyre në dritën e diellit ose kanë një dietë të kufizuar, mund të kenë nevojë për shtesa të vitaminës D.
Kujdes nga rrëzimet
Personat e moshuar, nëse rrëzohen dhe dëmtojnë kockat e kanë shumë të vështirë rikuperimin. Prandaj përpiquni të krijoni siguri në ambientet ku qëndroni.
Njihni rreziqet
Ju jeni në rrezik më të lartë të osteoporozës nëse jeni i moshuar, femër, nënpeshë ose i palëvizshëm; nëse keni pasur thyerje të mëparshme; nëse pini duhan ose shumë alkool.
Lexo edhe: Humbja e peshes mund te demtoje kockat
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu