Mungesa e kalciumit tek femijet, arsyet…

0 0

Mungesa e kalçiumit është shumë e shpeshtë tek bebet, dhe për këtë arsye duhet të ndërmerren disa masa trajtuese në mënyrë që të mos shkaktojë pasoja serioze. Gjatë ushqyerjes së fëmijës duhet të përpiqeni ta bëni vaktin sa më të plotë në mënyrë që fëmija të mos ketë asnjë mungesë elementësh, dhe ndër më kryesorët është edhe kalciumi.

Përse ky mineral është kaq i rëndësishëm?

Kalçiumi është ndër më të rëndësishmit jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit. Ai luan rol të rëndëisshëm në funsksionimin e mirë të muskujve, sistemit nervor, dhe zemrës, gjithashtu ndikon në shëndetin e kockave, të cilat në fëmijëri janë gjithmonë në zhvillimin.

Cilat janë arsyet e mungesës së kalçiumit?

  • Mungesa e sasisë së nevojshme të oksigjenit në momentin e lindjes;

  • Diabeti i nënës në shtatzani mund të shkaktojë mungesë tek fëmija;

  • Përdorimi i medikamenteve të caktuara si gentamicina mund të ulë nivelin e kalçiumit;

  • Përdorimi i qumështit të lopës apo formulës, të cilët janë të pasur me fosfor mund të shkaktojnë ulje të kalciumit;

  • Mungesa e vitaminës D;

  • Probleme të lindura me tiroiden etj.

Si duhet të veprojmë?

Përveç futjes së ushqimeve me përmbajtje të lartë kalciumi në dietën e fëmijës, ju mund edhe të:

  • Ekspozoni fëmijën në diell. Ky proçes do të rrisë nivelin e vitaminës D dhe për pasojë kalçiumi do të përthithet më mirë;

  • Përdorni qumësht formule dhe jo qumësht lope;

  • Përpiquni të ushqeni sa më shumë me gji;

  • Nëse mungesa e kalciumit është e lindur përpiquni të merrni një element plotesues gjithmonë me rekomandimin e mjekut.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X