Rakitizmi është një patologji që prek sistemin kockor të fëmijës, gjendje e cila shkaktohet nga mungesa e mineraleve dhe mbi të gjitha të vitaminës D. Kjo patologji i bën kockat të buta dhe të brishta, të rrezikuara për t’u deformuar si edhe për të krijuar fraktura.
Kur mund të shfaqen shenjat e para të rakitizmit?
Kjo patologji mund të shfaqë shenjat e para rreth moshës 4-6 mujore dhe në këtë rast simptomat janë:
• Keqformim dhe deformim të kockave si edhe rritje të menjëhershme të kafkës,legenit dhe gjoksit.
Problem bëhet më i theksuar pas muajit të 12, kur fëmija fillon të ecë dhe këmbët e tij janë të harkuara, njëkohesisht edhe krahët nuk janë të formuara në mënyrë të rregullt. Ashtu siç e thamë edhe më sipër shkaktari kryesor është mungesa e vitaminës D. Kjo mungesë bën që kalciumi të mos fiksohet në mënyrën e duhur në kocka duke bërë që ato të mos kenë një rritje dhe zhvillim të mirë.
Roli i ushqimit
Ushqimet që duhet të konsumojë një fëmijë i prekur nga kjo patologji janë:
Vaji i peshkut (kryesisht ai i mëlcisë së merlucit), peshku salmon, sardelet, merluci, peshku shpatë, veza, qumështi dhe gjalpi, soja, kërpudhat, frutat e detit.
Cilët janë më të rrezikuar?
Fëmijët që rrezikohen më shumë janë ata të lindur para kohe kjo pasi aparati i tyre nuk është mjaftueshëm i maturuar për të përthithur vitaminën D.
Si duhet të veprojmë?
Fëmija duhet të marrë në mënyrë korrekte vitaminën D si edhe sa më shumë diell. Nëse fëmija diagnostikohet me rakitizëm duhet të kryejë një trajtim anti-rakitizëm i cili sistemi i tyre kockor do të forcohet.
Lexoni edhe: 5 gjerat qe nuk dini rreth vitaminave qe merrni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu