Çfarë është “burnout” dhe pse gratë rreth të tridhjetave janë në rezik

0 0

Të brishta, të dëshpëruara dhe në rrezik për “burnout”. Ky është portreti shqetësues i grave të sotme: të stresuara në punë, të lodhura dhe të zëna me punë gjatë gjithë javës. të shqetësuara dhe me probleme shëndetësore.

Konfirmimi vjen nga një studim suedez që përfshinte pothuajse 2.000 pjesëmarrës burra dhe gra. Ky është portreti i femrave të rrezikuara nga burnout, një fjalë angleze që nënkupton “ezaurimin”.  Dhe tani kjo fjalë është zyrtarisht e njohur si një sëmundje, pas dekadash studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më keq se në të kaluarën

Para së gjithash, rezultatet e studimit treguan një ndryshim të madh midis burrave dhe grave: mirëqenia e perceptuar nga burrat ishte gjithnjë më e lartë se ajo e grave. Hulumtimi tregoi se gratë sot janë më të pakënaqura me të kaluarën dhe gjendjen ekonomike si dhe më të ekspozuara ndaj lodhjes fizike dhe psikologjike. Ato vihen nën presion për përsosjen estetike dhe suksesin në punë.

Sot gratë janë më të ndërgjegjshme për nevojat e tyre shëndetësore sesa në të kaluarën, por pranojnë se ndihen më keq.

Efektet e multifunksioneve

Të bërit shumë gjëra njëheresh ka ndikuar shumë në jetën e grave, të cilat tashmë ndryshe nga burrat përveç punës së tyre kanë për detyrë dhe të pastruarit e shtëpisë apo kujdesin për fëmijët.

Rezultati i drejtpërdrejtë i kësaj pabarazië është stresi i madh. Claudio Mencacci, drejtor i Departamentit të Neuroshkencës në Spitalin Fatebenefratelli në Milano, konfirmon se tek gratë “për arsye hormonale dhe për arsye të tjera, disa zona të trurit, janë më të brishta dhe shkaktojnë ankth apo probleme psikologjike. Gratë – thotë eksperti – kanë një angazhim më të madh të përgjithshëm, janë më të ndjeshme ndaj çdo konflikti personal në zyrë, duke rrezikuar kështu “burnout”. Edhe cilësia e gjumit preket nga këto ndikime, duke krijuar kështu një rritje të mëtejshme të shqetësimeve.

Përmirësimi është i mundshëm

Është e rëndësishme që gratë të kërkojnë ndihmë, të gjejnë kohë për t’u kushtuar vetëm vetes dhe t’i tregojnë mjekut nëse kanë vështirësi për të fjetur. Këtë duhet ta bëjnë pasi ankthi dhe depresioni kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të tjera, të tilla si mbipeshë të rënda dhe sëmundje të zemrës.

Lexo edhe: Ushqimet qe duhen shmangur nese vuani nga ankthi ose depresioni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X