Ushqimet që duhen shmangur nëse vuani nga ankthi ose depresioni

0 0

Problemet mendore në dekadat e fundit janë shtuar shumë ndërsa ankthi dhe depresioni po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë. Por nëse vuani ose keni simptomat e para të këtyre sëmundjeve mund të filloni të shmangni disa ushqime, të cilat thjesht do ta përkeqësonin gjendjen tuaj mendore.

Këto produkte mund të jenë:

Lëngjet e frutave. Fibrat brenda frutave ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe ngadalësojnë mënyrën se si gjaku juaj e merr energjinë. Pa këto fibra ju do të ishit thjesht duke pirë ujë me sheqer ushqyes që ju rrit ose ul rrahjet e zemrës. Kjo mund të bëjë që të ndiheni të uritur, të zemëruar apo pa humor dhe nuk do t’ju ndihmojë në lidhje me ankthin dhe depresionin. Në vend të kësaj mund të hani frutat siç janë, të freskëta, dhe të pini ujin kur keni etje.

Pijet me gaz. Kanë të gjithë sheqerin që depërton në gjak, pa asnjë ushqyes. Pijet me sheqer si ato me gaz kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me depresionin. Nëse dëshironi një pije me gaz, provoni ujin mineral të gazuar. Ajo do t’ju japë ndjesinë e flluskave në stomak njëlloj si pijet e tjera me gaz.

Pijet dietike. Nuk kanë sheqer dhe ju menduat se nuk ka asnjë problem apo jo? Por nuk është kështu. Pijet dietike mund t’ju bëjnë të ndiheni depresivë, dhe kafeina që ato përmbajnë mund të jetë e keqe edhe për ankthin.

Tosti, ose më saktë tosti i bërë nga buka e bardhë. Mielli i bardhë i përpunuar shumë që është përgatitur shpejt kthehet në sheqer në gjak pasi ta hani atë. Kjo mund të shkaktojë rritje dhe ulje të energjisë që mund të jenë të këqija për ankthin dhe depresionin. Nëse doni të hani tost përdorni bukë të zezë.

Salcat e lehta. Shumë prej tyre e marrin ëmbëlsinë e tyre nga aspartama, një ëmbëlsirë artificiale e lidhur me ankthin dhe depresionin. Kontrolloni përbërësit ose, më mirë akoma, bëjeni vetë salcën tuaj në shtëpi nga e para.

Keçapi. Është kryesisht i përgatitur me domate, apo jo? Por është edhe me sheqer, me shumë sheqer. Dhe kjo lloj salce  “e lehtë” mund të ketë ëmbëlsues artificialë që mund të lidhen me ankthin dhe depresionin. Provoni domatet ose salcën të bërë vetë nga domatet.

Kafe. Nëse nuk jeni të mësuar me të, mund t’ju bëjë nervozë dhe të shqetësuar si dhe t’ju lerë pa gjumë. Ajo as nuk ndihmon fare në trajtimin e ankthit dhe depresionit. Nëse mendoni se po ju shkakton probleme, uleni dozën e kafeinës nga ngadalë në dietën tuaj.

Pijet energjike. Atom mund t’ju sjellin rrahje të pazakonta zemre, ankth dhe probleme me gjumin. Kjo për shkak se nuk është gjithmonë e lehtë të dihet niveli i lartë i kafeinës që fshihet brenda përbërësve të tyre. Këto pije shpesh kanë shumë sheqer ose ëmbëlsues artificial. Pini ujë nëse keni etje. Dëshironi një gjë me sheqer.Hani fruta.

Alkooli. Përveçse mund t’ju lerë pa gjumë, mund të rrisë ankthin dhe të shkaktojë depresion. Shumë alkool mund të shkaktojë edhe më shumë probleme. Për këtë arsye duhet të ruani sasinë që ju duhet të pini për të qenë më të shoqërueshëm, por mos e tejkaloni. Kufiri është një pije në ditë për gratë dhe dy për meshkujt.

Krem ëmbëlsirash. Përveçse kanë sheqer ato kanë dhe yndyra e për këtë shkak janë të lidhura me depresionin. Këto “yndyra pjesërisht të hidrogjenizuara” thuhet se gjenden gjithashtu tek ushqimet e skuqura, brumi i picave, ëmbëlsirat dhe biskotat. Nëse konsumoni yndyrë sigurohuni që ta hani atë nga ushqimet si peshku, vaji i ullirit dhe avokado.

Salca e sojës. Kjo është vetëm për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj glutenit. Përveç bukës, petëve dhe pastave, salca e sojës është edhe në ushqime të tjera. Nëse jeni i ndjeshëm ndaj glutenit, salca e sojës mund të shkaktojë ankth ose depresion. Gjithashtu, mund t’ju bëjë të ndiheni të ngadaltë.

Ushqime të përpunuara. Nëse hani shumë mish të përpunuar, ushqim të skuqur, drithëra të rafinuara, karamele, pasta dhe prodhime të qumështit me yndyrë të lartë, ju keni më shumë gjasa të keni ankth dhe depresion. Një dietë plot me drithëra, fruta, perime dhe peshk të pasur me fibra, mund t’ju ndihmojë të mbani një humor më të mirë.

Ëmbëlsirat. Ne të gjithë i duam por ëmbëlsirat kanë të gjitha llojet e gabuara të yndyrave, miell të bardhë me fibra të vogla që parandalojnë thithjen dhe kanë shumë sheqer. Pra tentoni të mos i bëni ato pjesë të rutinës tuaj.

Lexo edhe: Ushqimet qe rrisin fertilitetin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X