Rreziku nga pijet dietike për të cilin askush nuk flet

0 0

Konsumimi i dy ose më shumë pijeve dietike rrit rrezikun për një atak, thotë një studim i ri.

Ju mund të ndiheni sikur jeni duke i bërë trupit tuaj një favor kur zgjidhni një sodë dietike për t’u dobësuar, por për fat të keq, hulumtimet e reja tregojnë të kundërtën. Konsumimi i dy ose më shumë llojeve të pijeve që janë ëmbëlsuar artificialisht në ditë është i lidhur me rritjen e rrezikut të goditjeve, sëmundjeve të zemrës dhe madje edhe me vdekjen e hershme, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Stroke.

Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) dhe American Stroke Association (ASA) u bashkuan për të studiuar të dhëna nga rreth 82,000 gra të moshës 50 deri në 79 vjeç. Ata gjetën se 5.1% e pjesëmarrësve në të që pinin dy ose më shumë pije të ëmbla artificialisht në ditë, kishte një rrezik 23% më të lartë për goditje në tru, një rrezik 29% më të lartë të sëmundjeve të zemrës, gjatë një periudhe studimi gati 12 vjeçare, krahasuar me gratë që rrallë kishin pirë pije dietike ose s’kishin pirë kurrë

Ata që pinin dy pije të tilla në ditë, duke mos pasur sëmundje të zemrës ose diabet, kishin 2.44 herë më shumë gjasa të përjetonin një goditje të shkaktuar nga mpiksja e gjakut sesa gratë që pinin pak ose aspak pije dietike.

Autorët theksuan se studimi tregon vetëm faktin, jo një marrëdhënie shkak-pasojë, midis konsumimit të këtyre pijeve që përfshijnë pijet me gaz, lëngje e konservuara të frutave, çajra etj, dhe rreziqeve të mëdha shëndetësore.

Shumë njerëz, sidomos ata që janë mbipeshë ose obezë pijnë pije të tilla të ëmbla që thuhet se kanë pak kalori, për të ulur sasinë e kalorive në dietën e tyre.

Por sipas studimeve këto pije nuk mund të jenë të padëmshme dhe konsumi i lartë i tyre shoqërohet me një rrezik më të lartë të goditjeve në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, studiuesit nuk e dinë se cili përbërës i veçantë në këto pije dietike ka efektet negative shëndetësore. Për këtë arsye nuk dihet se cilët ëmbëlsues artificialë mund të jenë të dëmshëm dhe  cilët mund të jenë të padëmshëm.

Studiuesit këshillojnë që në vend të këtyre pijeve të konsumohet ujë. “E  dimë se mund të duket e mërzitshme, por ju mund të zgjidhni ujë të gazuar ose të aromatizuar pa ëmbëlsues me flluska sode. Mund të duhet pak kohë deri sat ë mësoheni, por jemi shumë të sigurt se trupi juaj do t’ju falenderojë kur ta bëni”, thonë ekspertët.

Lexo edhe: Te dobesohemi me majdanoz, limon dhe molle jeshile

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X