Salca e sojës e dëmshme apo e dobishme për shëndetin?

0 0

 

Mund t’ju ketë ndodhur shpesh që ushqime të ndryshme t’i shoqëroni me salcë soje. Por a e keni menduar ndonjëherë nëse ajo është e mirë apo jo për shëndetin tuaj? A e dini nga se përbëhet? Më poshtë keni përfitimet nga konsumi i saj, por edhe dëmtimet që mund të shkaktojë në shëndet.

Nga se përbëhet salca e sojës?

Ka mënyra të ndryshme për të përgatitur salcë soje, por tradicionalisht ajo bëhet me sojë, grurë, kripë dhe agjentë fermentues (myk ose maja). Më pas është lihet në fermentim për tetë muaj ose më shumë; dhe pasterizohet para se të ndahet në shishe. Metodat më të shpejta dhe më të lira për të bërë salcë soje, të cilat mund të etiketohen si proteina soje të hidrolizuara, janë përgjithësisht me përmbajtje të lartë kimikatesh. Mund të përdoren aditivë për të rritur ngjyrën dhe shijen, dhe disa produkte të salcës së sojës përmbajnë komponime të padëshiruara, madje edhe kancerogjene. Një kimikat i zbuluar në këto produkte, i quajtur 3-MCPD, është i lidhur me tumoret, sterilitetin dhe dëmtimin e veshkave në studimet e kafshëve.

Salca e sojës mund të jetë e dëmshme për shëndetin

Salca e sojës, si ushqime të tjera të fermentuara, gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të histamines, të cilat mund të përkeqësojnë sëmundje si rosacea. Shumë histaminë mund të shkaktojë simptoma të tilla si dhimbje koke, marramendje, kruajtje, skuqje dhe probleme të tretjes. Nëse jeni të ndjeshëm ose alergjikë ndaj glutenit, grurit apo sojës, atëherë salca e sojës është krejtësisht e ndaluar.

Sasi të lartë kripe

Ndërsa salsa tradicionale e sojës është e ulët në kalori dhe karbohidrate, është tepër e lartë në natrium. Një lugë gjelle e vetme përmban mbi 900 mg, që është më shumë se një e treta e limitit maksimal të rekomanduar ditor për të rriturit e shëndetshëm

Por salca e sojës mund të ketë disa përfitime shëndetësore

Disa hulumtime kanë treguar se për shkak se është fermentuar, salca e sojës mund të ndihmojë në mbështetjen e rritjes së baktereve të dobishme në traktin e tretjes, duke përfshirë Lactobacillus bulgaricus, i cili mund të përmirësojë shëndetin dhe imunitetin e tretjes. Është interesante që konsumi i salcës së sojës gjithashtu ndihmon ata që vuajnë nga alergjitë.

Nëse ju e pëlqeni dhe jeni tolerantë ndaj përbërësve të salcës së sojës, mund ta përdorni atë por gjithmonë në sasi të moderuar.

Lexo edhe: Salce patellxhanesh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X